Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

E bukura flutur...!

- E bukura flutur krahëshkruar, që lëndinave u jep jetë, mes luleve shumëngjyrëshe, ti je bukuria e vërtetë... - Dhe bilbilat ndalin këngën, kur të shohin tek fluturon, lulet plasin nga zilia, kur mbi ta ti qëndron... - Natyra hesht dhe buzëqesh, se vetë ta ka fal bukurinë, dielli shkëlqen mbi flatrat e tua, era ndalet të shijojë magjinë... - Kurse unë mbetem pa fjalë, në heshtje Zotin falënderoj, që mua me dha mundësinë, bukurinë tënde të shijoj.

Bujar Salla T’i mbledh me kujdes e t’i bëj tufë T’i largoj nga ferrat e t’i nxjerr matanë T’i shperndaja bujshëm në të jetes, fushë Të mbjell mirësi kudo dhe anembanë.

Luljeta Pashollari

Gaz e shpresë 28 Nëntori

Ballkani gjëmon stuhi, shfryn në dete, Ismail Qemali me ngut ku po vete? Vitet i kanë rrjedhur flokëve argjend bore Me gazin rinor që i solle asaj Vlore Zhuritur nga malli, ndezur trimëria, Djep Lirie e Vlora – Nëna Shqipëri Atdheu i shtypur, i etur liri priste Këputen në mes ëndrrat shoviniste... Mblidhen delegatët si kreshta vargmali Shpall pavarësinë I. Qemali Sundimi osman të keqen na i mori Nis gaz e shprsë 28 Nëntori Me rastin e Fetës së Flamurit.

Unë të shihja ty

Alban Arapi Dhe vala e detit shkumonte, qetë-qetë, duke u përplasur lehtë bregut mbi rërë. Unë shkruaja “të dua”, ajo vetëm qeshte, dhe pa mëshirë më fshinte çdo gërm… Rrezet e diellit s’ngopeshin me puthje, mbi lëkurën time të bardhë si dëborë. Ti, i xhelozuar, i shtyje ato tutje, më merrje në krahë, më mbaje ngrohtë... Rrezja ngrohtësisht puthte valën, detin, vala puthte rërën lehtë-lehtë. Unë zhytur te ty, thellësisht në sy, kërkoja në ta, të mbytesha përjetë.

Elisabeta Gockaj Vyshket trupi larg nga tempujt Shpirti n’ëndrra bëhet erë. Vitet radhë bëhen shekuj Shekujt vite? Asnjëherë... Dëgjoj zëra për së largu Mbushur jetë dhe tinguj shprese Vdekjes nuk i shihet pragu. Nuk është derë e një ndërtese… Andej njerëz mbushur ëndrra Këtej ëndrra pa njeri. E në pritje digjet zemra Paradoks në vazhdimësi…

Kush e kuptoi… kuptoi!

Tempuj ëndrrash në shpirt ndërtuar Larg një trupi që rënkon Ëndrra, shpresën e mban zgjuar Shpresa, ëndërr mbet’ gjithmonë... Ëndrra gjumi në shtrat shtrembër Në sytë mbyllur, të ketë jetë? Realiteti nuk është ëndërr As edhe ëndrra, realitet… Tempuj ëndrrash në shpirt fshehur Larg një trupi që lëngon. Ëndrra, shpresën e mban nxehur Shpresa, ëndërr që s’mbaron!

Nëpër rrugica qielli

Nëpër rrugica qielli Shikoj yje të largët Si sy të ftohtë dhe një hënë Si kosore e pabesë, E unë eci në kërkim të diellit Plot me zjarre dashurie E ngrohtësi shpirti, Që sytë e mi si vesëza nate Të mos jenë të largët e të ftohtë Për dashurinë, për jetën.

Katër vargjet e dashurisë

I rikthehem gjithmonë historisë sonë të shkuar atje ku jeta ime pati një fillim atë ditë të paharruar kur ti zbulove shpirtin tim. Më the që jam poet e unë qesha me të madhe nuk e besoja në të vërtetë që isha i aftë për vargje. Kohë tashmë ka kaluar e unë kthehem prapë aty ku për herë të parë jemi takuar e fshehtas bënim dashuri. Ti fantazëm tashmë ngele por e gjallë në shpirtin tim ke frikë të rikthehesh në katër vargjet e dashurisë.

Analizë shpirtërore

Nga dritarja hedh vështrimin shfaqesh prapë atje diku ky ndriçim nuk ish’ për mua ish’ shumë larg që nga këtu. E më pas, papritur shfaqesh para meje, më nuk fjeta më shtrëngon në krahët e tu veçse dashuri, nuk gjeta… Leta Guranjaku

Bledi Ylli

Miltiadh Davidhi Shumë herë ndalojmë hapat e jetës E shpirtin kthejmë në kohë të shkuar. Ndërmjet gënjeshtrës e të vërtetës Në realitet dhe ëndrra zgjuar! Pendohemi për gjëra që s’i bëmë dot E për shumë që i bëmë, pendohemi. Na dhemb ajo që bëm’ më kot. Nga ajo që s’arritëm kurrë, lëndohemi... Për fjalë që thamë jemi penduar. Për çfarë nuk thamë pendohemi prapë Kurrë nuk ndjehemi të mjaftuar Na duket jeta litar i gjatë Që duhet ecur i ekuilibruar Por sa nga ne janë akrobatë!?

Dashuri nuk gjeta

Si dielli perëndove n’atë muzgun plot mërzi në agim të ditës prita të më shfaqesh përsëri.

Bledi Ylli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.