Ç’kuptimkaëndrraime?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Unazë argjendi me

diamantë - Në ëndërr kam parë sikur kisha një unazë argjendi, me një diamant të bardhë sipër e plot diamantë të vegjël jeshilë anash. Diamanti i bardhë ishte pak pis, por unë kisha një pajisje për pastrimin e tij dhe, kur e pastrova, diamanti filloi të shkëlqente shumë. Më duket se e gërvishta pak diamantin teksa po e pastroja, por nuk jam shumë e sigurtë për këtë. A mund të ma shpjegoni pak këtë ëndërr, ju lutem? Faleminderit.

- Unaza ka shumë kuptime dhe shpjegohet në varësi të përmbajtjes së ëndrrës. Në rastin tuaj, nuk na thonit nëse ishte unazë fejese apo thjesht, një unazë normale. Gjithsesi, ajo tregon angazhimin tuaj për një marrëdhënie, ose forcimin e asaj që keni. Po kështu, tregon që jeni shumë besnik dhe ndjeni përgjegjësi për çdo gjë që merrni përsipër. Gurët që keni parë, ju ftojnë në njëfarë mënyre të keni kujdes nga çfarë shkëlqen para jush, sepse edhe bora është e bardhë, por të djeg nga ftohtësia. Pra, kini kujdes! Përgjithësisht, ëndrra juaj është pozitive, sepse gurët me ngjyrë jeshile tregojnë që ju keni karakter romantik, paqësor dhe do të rrethoheni nga njerëz të tillë.

Me vëllain - Jam një vajzë 17 vjeçe. Kam parë në ëndërr sikur isha pranë shtëpisë time dhe aty u shfaq vëllai im që jeton jashtë. Duke ndenjur aty, bashkë me vëllain, pashë disa qen që rrinin të qetë. Pastaj, unë fillova të qaja shumë. Më thoni, ju lutem, ç’do të thotë kjo ëndërr?

- E nderuar vajzë! Një ëndërr e tillë tregon karakterin tuaj të brishtë. Ju keni në njëfarë mënyre instiktet që karakterizojnë qenin. Pra, jeni besnike dhe keni një intuitë të madhe për të njohur dhe parandjerë gjëra. Nëse jeni në një situatë jo të mirë, së shpejti do të ngushëlloheni, sepse e qara në ëndërr tregon ngushëllim dhe ditë të qeta për ju. Edhe për vëllain ndjeni mall; ëndrra e tregon një gjë të tillë.

Përmbytje, ujë i

turbullt - Përshëndetje! Unë ndodhem në Greqi prej ca kohësh dhe mbrëmë pashë në ëndërr sikur shkova në Shqipëri dhe takova njerëzit e shtëpisë. Dola jashtë duke parë makinën time që e kisha lënë të parkuar sepse e kam patur me difekt dhe pashë që i mungonin disa pjesë, kurse disa të tjera i kishin vjedhur. I thashë babait të shikonte se çfarë ishte bërë dhe ai më tha: “Kështu e ke pas lënë”. Më pas u futa brenda dhe po binte shi pa pushim. Dola në dritare, pastaj përsëri jashtë dhe pashë që të gjitha fushat ishin të mbushura me ujë të turbullt dhe baltë të zezë. Ishin prishur shumë shtëpi sepse i kishte marrë uji përpara. Uji dilte me presion si shatërvan i zi. U futa brenda dhe u thashë: “Shikoni çfarë po bëhet, po përmbytet bota”. Babi më tha: “Hë, se pushon”. I thashë: “Po pulat ku janë?”. Ai vrapoi jashtë dhe ra në një vrimë të zezë me ujë. U mundova ta nxirrja, por nuk munda dhe po shikoja

I nderuar lexues, një ëndërr e tillë tregon që ju keni rënë në mendime dhe ato, përgjithësisht, janë negative; keni frikë për të ardhmen, keni frikë për veten tuaj, për familjen e gjithçka tjetër. Uji i turbullt është simbol i të pandërgjegjshmes, i mendimeve të turbullta dhe me tendencë jo pozitive. Para se të merrni një vendim të rëndësishëm, ju keni nevojë të qartësoni mendimet tuaja sepse shpesh, ngjarjet jo të mira në jetën reale, janë fryt i mendimeve tona negative. Duke menduar vetëm vështirësi e frikë, këto bëhen reale në jetën e përditshme. Ndoshta ëndrra ka të bëjë edhe me frikën tuaj për një lëvizje të rëndësishme që doni të bëni, për faktin se ndiheni si në udhëkryq, sepse nga ana tjetër, mendoni edhe familjen tuaj, pasi janë në vështirësi dhe kanë nevojë për ju. Rënia e babait tuaj, nuk është ndonjë gjë e keqe, tregon përsëri mendimet që keni ju se si do t’i presë babai juaj vendimet që keni marrë për të ardhmen. Ëndrra, gjithashtu, ju këshillon të mendoheni mirë dhe të qetësoheni me veten tuaj para se të nisni projektet që keni. Gjithsesi, mundohuni të mendoni pozitivisht dhe t’i hidhni gradualisht hapat që keni ndërmend, pa u stresuar. Ju uroj fat!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.