Mos është alergji sysh?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje doktoreshë Mira! Dua të di se cilat janë shenjat e alergjive të syve. U bë disa kohë që kam kruarje, lotim apo dhe skuqje. Them se mund të jetë alergji, sepse nuk e kam gjithë kohën, vetëm në periudha kohore të ndryshme, prandaj ju drejtohem juve. Cilat janë shenjat që tregojnë se është alergji e syve? Faleminder-

it. Dr. Mira Xhixha, aler

gologe: -

Për të parë nëse kemi të bëjmë me alergji sysh, duhet të shikoni nëse keni këto shenja: Skuqje në pjesën e bardhë të syrit ose në pjesën e brendshme të qepallave dhe fryrje të tyre. Ka edhe shenja të tjera, si: Kruarje dhe shtim të lotëve, pamje jo e qartë, ndjesi sikur ju djegin sytë dhe ndjeshmëri në dritë. Kjo lloj alergjie sjell reaksione në konjuktivën e syrit, zgjerim të fryrjes dhe krijimin e zonave të infeksionit. Të tjera shenja mund të jenë gjithë këto simptoma që përmendëm më sipër, të shoqëruara me dhimbje dhe ndjenjë thatësie në sy. Për momentin, do t’ju thoja të mos përdorni asnjë lloj medika menti dhe të mos i fërkoni sytë me duar, pa u vizituar te mjeku alergolog dhe okulist, nëse është e nevojshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.