I ka dalë një flluskë në shpinë

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Përshëndetje Dr. Albana! Babait tim , prej ca ko - hësh, i ka dalë një flluskë e madhe e kuqe në shpinë, e cila ngjan si gungë dhe është e fortë. Kur e shpuam, i doli qelb me ngjyrë të bardhë, e shpuam dhe përsëri i doli. Tani e ka prapë si më parë. Çfarë duhet të bëj? Te kush doktor duhet ta çojmë dhe

- çfarë mund të jetë? Dr. Albana Lufi, mjeke – dermatologe:

- Përshëndetje! Nga përshkrimi që më keni bërë, mendoj se kemi të bëjmë me një vatër të infektuar që mund të jetë një infeksion i rënies së qimes. Pra, mund të jetë një lipomë ose cist epidermoid, i cili është infektuar. Ajo çfarë ju këshilloj është që të mos e ngacmoni më vetë, pasi vatra mund të infektohet më shumë, por ta drejtoni babain tuaj te mjeku dermatolog, i cili do t’i japë mjekimin e duhur me antibiotikë dhe mjekim lokal. Nëse nuk përmirësohet, mund të drejtohet te kirurgu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.