Ju pyesni, mjeku përgjigjet...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

fizikisht dhe për këtë arsye kam shumë marramendje, dhimbje koke e humbje totale të oreksit. Nga se më vijnë këto shqetësime?

- Me të dhënat që shkruani, duket se shqetësimet që keni ju, vijnë nga mosushqyerja e shëndetshme, sepse ju shpreheni se nuk keni fare oreks dhe kjo do të thotë që nuk ushqeheni sa duhet. Në këtë rast, do t’ju sug- jeronim të vizitoheni te mjeku patolog, të bëni të gjitha ekzaminimet që do t’ju udhëzojë dhe në bazë të analizave, do të merrni këshillat dhe mjekimin e duhur. Të gjitha ato që përshkruani, pra, marramendja, dhimbja e kokës etj. vijnë edhe nga lëvizja e tensionit të gjakut, që mund të rregullohet kur ju të filloni të ushqeheni shëndetshëm, të ushtroni edhe ndonjë aktivitet fizik, ose të merreni me fitnes, por si fillim, drejtojuni mjekut.

- Kam dëgjuar se janë yndyrnat në gjak ato që shkaktojnë sëmundjet e zemrës. A është e vërtetë?

- Sigurisht, yndyra e rritur në gjak është e lidhur drejtpërsëdrejti me shfaqjen e problemeve të zemrës dhe enëve të gjakut, prandaj, herë pas here, mjekët, veç analizave të tjera, kërkojnë të bëhet edhe analiza e yndyrnave në gjak.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.