Vëllai im është homofobik. Çfarë është kjo?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam një pyetje për ju, rreth homofobisë. Kam një shok i cili është shumë i dashur dhe unë e dua si vëlla, sepse jemi rritur bashkë. Problemi është me vëllain tim të madh i cili më thotë: “Largohu nga ai, duket si gej”, kur ai, në fakt, nuk është i tillë. Vëllai im, kur më sheh të mërzitur nga fjalët e tij, më thotë: “Mos u shqetëso sepse unë kam homofobi, ndaj mos ma vër re”. Nga ana tjetër thotë se është liberal, ndërkohë që shprehet kaq fanatik ndaj sjelljes së shoku tim. Unë jam 16 vjeçe, por s’e kuptoj shumë këtë lloj termi. A mund të ma shpjegoni se çfarë është dhe çfarë shenjash kanë per- sonat që e kanë këtë gjë?

-

I nderuar lexues, kemi folur dhe më parë për homofobinë, që në fakt është një qëndrim ose ndjenjë negative, një neveri kundrejt gejve dhe lesbikeve, ose kundrejt homoseksualitetit në përgjithësi. Është gjithashtu një refuzim i njerëzve të konsideruar gej ose lesbike dhe të gjitha gjërave që kanë lidhje me ta. Variantet e homofobisë janë: Bifobia ( neveri kundrejt biseksualëve ose biseksualitetit në përgjithësi), gejfobia (neveri kundrejt homoseksualitetit mashkullor), lesbofobia ( neveri kundrejt homoseksualitetit femëror). Fjala homoseksual u shfaq për herë të parë në vitet 1960, gjatë studimit të një psikologu ameri- kan, Xhorxh Uejnbergut. Ky i fundit e përkufizoi atë si “frikë e shprehur e heteroseksualëve në praninë e homoseksualëve dhe refuzimi i këtyre të fundit për veten e tyre”. Armiqësia ndaj homoseksualëve ka ekzistuar gjithmonë; e reja është që njerëzit po bëhen më të ndërgjegjshëm për praninë e saj në rritje. Ashtu si shumë qëndrime të tjera të bazuara në paragjykime, homofobia shpreh paaftësinë e individit dhe të shoqërisë në përgjithësi për të kuptuar ndryshimet e të tjerëve të cilët shihen si kërcënues, inferiorë, jonormalë dhe të padobishëm.

- Shfaqja e homofobisë është e ndryshme dhe mund të bëhet pjesë e mendimeve të pandry- shueshme. Për shembull, ndjenja ose bindja se homoseksualët janë jonormalë ose të sëmurë, besimi fals se çdo njeri është heteroseksual dhe se vetëm ky orientim seksual është i pranueshëm dhe legjitim, përdorimi i një fjalori tallës dhe fyes, të ndjerit të sëmurë ose të frikësuar në prani të gejve apo lesbikeve, të qenit i interesuar ndaj tyre vetëm për përfitime financiare, përdorimi i dhunës, deri në krime urrejtjeje, mungesa e reagimit kur të tjerët janë duke trajtuar keq një homoseksual etj., kjo është homofobia, gjë që duket qartë se e ka edhe vëllai juaj.

Edhe ne që jemi heteroseksualë, në sytë e atyre që pëlqejnë të njëjtën gjini, konsiderohe- mi ndryshe. Rëndësi ka që vëllai juaj të mos jetë paragjykues, sepse çdo qenie njerëzore ka të drejtë ta bëjë vetë zgjedhjen e tij. Pastaj, është më se normale të kesh një shok të ngushtë dhe të jetë edhe i dashur, siç shpreheni ju, aq më tepër në moshën tuaj. Se pse ju përqafon një shok dhe se pse është gjithmonë pranë jush, nuk do të thotë patjetër që është gej. Sipas vëllait tuaj, i bie që të mos kemi as shokë, as shoqe, vetëm burrë grua dhe anasjelltas. Gjithsesi, nuk po jua themi këto që të krijoni konflikte me vëllain tuaj, por bëjani të qartë vëllait që për ju është shumë e rëndësishme miqësia dhe ai duhet të respektojë zgjedhjet tuaja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.