UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

- Para se të kaloj në urime nominative, uroj sinqerisht dhe modestisht, të gjithë shqiptarët: Gëzuar 28 dhe 29 nëntorin!

- I kam parë me shumë entuziazëm takimet e biznesmenëve të fuqishëm me studentët T.B.U. Është një politikë shumë vizionare kjo, i dashur Artan Hoxha. Ato të universitetit që ti menaxhon, gjejnë një “karburant” 100 oktan, që do të vërë nesër në lëvizje “makineritë” e bizneseve të tyre. Të uroj fort nga zemra, shoku im i shtrenjtë fisnik.

- Pamja është nga më të zakonshmet. Një teze, përdore me nipin dhe në krah, nëna e saj... Po, ndërkohë, ajo është nëna e “Balushkës”, “motorrit” aktual që vë në lëvizje energjinë time krijuese. A e ka vallë këtë forcë, këtë atribut, një femër? Ç’pyetje naive! Kush tjetër, përveçse femra?! Të uroj gjithë të mirat dhe u bëfsh edhe ti sa më shpejt me një bebe të vogël, Artemisa!

- Nga emisioni “Ajsberg” tek emisioni “Kaktus”, ama i njëjti njeri: Artur Çani. I njëjti stacion: Nevvs-24. Ndihem mirë që kam një mik si ti, i dashur Turi, trim, shumë trim dhe fisnik. Të përqafoj fort dhe urime tek emisioni i ri!

- Kohët e fundit, i dashur Haziz Gashi, ti nuk je më deputet, por Hazizi me të njëjtin respekt, që të rrethon gjithandej dhe me zemrën flori! Më vjen mirë që të kam mik, i dashur Haziz! Urime!

- ... Dhe, papritur më feksi, i dashur Shefit: Firma jote ka emrin “Kastrati” dhe simbol: Skënderbeun. Pra, që më kujton lirinë. Thashë me vete: Ku ka gjë më të bukur, ta uroj Shefit Kastratin, pikërisht tani, që jemi në atmosferen e 28-29 nëntorit?! Dhe... siç e sheh, e bëra: Urime të gjithëve, kudo në Shqipëri, sepse kudo ka “Kastrati”.

- Edhe pse me sensin e humorit që më karakterizon, i thashë edhe Dr. Sonjës, tek urgjenca, edhe Mirianit e sidomos Blerinës, te Spitali Francez, se “dua të sëmurem prapë, që t’ju takoj prapë”. Thelbi ishte mirësjellja e tyre, po edhe bukuria e Blerinës dhe e Sonjës. Zoti ju bekoftë të treve!

- Përfundimisht, Refik Halili ka marrë përgjegjësinë, si Numri 1 i ekipit të futbollit “Tirana”. Jo më kot përdora fjalen “përgjegjësi”. Të uroj t’ua dalësh mbanë sfidave, i dashur Riti, sidomos për ngritjen e Akademisë së Futbollit!

- Sa herë të takoj, ndihem aq mirë, i dashur pedagogu im Agron Gani. Nuk është thjesht puna te kafja që më jep, por më kujton kohët e bukura të fakultetit dhe leksionet e tua brilante të “Historisë së Re”. Të përqafoj fort, i dashur miku dhe pedagogu im.

- Prapë një pedagog! Këtë herë, matematike. Është miku im i vjetër, Thanas Xhillari. E takoj nga liqeni, ku bëj fizkulturë. Kënaqem me nivelin e bisedës, që e dirigjon Thanasi, pa dyshim. Të uroj gjithë të mirat miku im dhe do të shkruaj një portret të plotë për ty!

- Vlerën dhe nevojën për disa njerëz, e kuptojmë, kur ata i kemi larg. Ja, edhe ti Elsa, vajza e Bertit dhe Lizetës, vajte te vëllai në Gjermani, po mua m’u krijua një si bosh brenda vetes. Por ja, erdhe! Erdhe me atë qetësinë tënde, me rininë e shëndetshme dhe unë u kënaqa vërtet shumë. Të përqafoj fort dhe të uroj një fat të mbarë!

- Ëmbëlsira në fund: Quhet Sami Gjergji. Aktualisht, sekretar i përgjithshëm i F.R.D.-së. Sigurisht që Bamirin e kam dobësi, po edhe Samiu ka vendin e tij në zemrën time, edhe pse ndonjëherë harron për ndonjë gjë, që e dimë unë dhe ai. Të përqafoj fort dhe të fala djalit të mrekullueshëm që ke.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.