Urim special, Rasim Vraniqit!

Intervista - - POSTA -

Uroj mikun tim të çmuar, Rasim Vraniqi, i cili mbushi 75 vjeç dhe zonjën e tij fisnike, që mbush 70 vjeçe! Ju uroj pleqëri të lumtur, atë pleqëri të cilën ju ia keni siguruar vetes me shijen e ëmbël të djersës e me fëmijët tuaj të mrekullueshëm që e nderojnë aq shumë origjinën tuaj, siç është edhe djali juaj, Kujtim Vraniqi, një punonjës i drejtë e njeri shembullor. I dashur Rasim, mendoj se njeriu duhet të shkëlqejë në çdo kohë duke qënë i drejtë, i dashur, i pavarur i sinqertë... Të tillë kemi qenë e jeni ti e zonja jote, si ai floriri i cili, kudo që ndodhet nuk shpërbëhet, por flori mbetet e as kripa e detit nuk e ndryshk dot. Ashtu edhe ju, keni shkëlqyer në çdo kohë, jo vetëm me punë e mirësi, por edhe me fjalët e arta që ju burojnë nga shpirti i mirë e zemra e artë. Nuk do t’i harroj kurrë ato anekdodat e tregimet alegorike dibrane që kam dëgjuar nga goja jote. Ato janë si një shkollë mençurie për brezat... Në një libër që po shkruaj me titull “100 njerëz ashtu siç i kam njohur unë”, ty Rasim të kam renditur pas, ndjesë pastë, Kadri Roshit, aq i çmuar është brezi juaj. Ti Rasim ke qenë gjithmonë një njeri i ditur, besnik e me vlera të çmuara njerëzore, një drejtues që sot rrallë e tek gjenden dhe tani po jeton i lumtur këtë “vjeshtë” të bukur të jetës tënde, të asaj jete që ti e ndërtove me mundin e saktësinë e një blete... Lum si ti, Rasim dhe do të të lutem, më eja një natë dimri të flasim shtruar se unë për ty vija enkas në Peshkopi. Jetë të gjatë e të bukur! Ja, edhe një poezi të shkurtër: - O Rasim flokëbardhë... Në Korab bora ka ardhë... More po mali s’pyet për borën Se drejt diellit e zgjat dorën Besimi te Zoti në këtë jetë Është si dielli që çan retë...

Miqësisht, me dashuri, Prof. Jashar Demiri 28 Nëntor 2014

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.