CILËT NUK INTERVISTUAM DOT KËTË JAVË?

Intervista - - AKTUALITET - Nga Artan KRISTO

EDI RAMA

Përsëri këtë javë deshëm të intervistonim kryeministrin tonë, Edi Ramën, por nuk mundëm… Deshëm ta takonim se na bëri përshtypja deklarata e tij se, që tani e tutje, do të dënohen me burg edhe ata punëdhënës që marrin në punë njerëz të pasiguruar. U shtua pra, edhe një arsye tjetër për të shkuar prapa hekurave: burgu për mospagesën e Sigurimeve Shoqërore! Se, deri tani kishim: Burg për shkeljet e rregullave të qarkullimit, burg për vjedhjen e energjisë, burg madje edhe për fukarenjtë që nuk kanë të paguajnë energjinë...

E kuptojmë se kryeminsitri ynë do të vendosë shtetin dhe shteti nuk mund të vendoset pa treguar forcën e tij në zbatim të ligjit, por ne deshëm të pyesnim zotin Rama: A e di ai se shteti ka edhe detyrë, jo vetëm të detyrojë popullin të zbatojë ligjet, por edhe të ndihmojë ata që nuk kanë mundësi të ecin në një hap me të tjerët? A e di ai se shteti ka detyrë edhe “të mbajë me bukë” ata që nuk kanë mundësi e para të strehohen, ushqehen dhe paguajnë energjinë, apo ujin?! Edhe kjo është detyrë e shtetit, ashtu siç është edhe burgosja e atyre që nuk paguajnë energjinë! Pse nuk e zbaton zoti Rama këtë detyrë të shtetit para se të tregojë forcën e tij edhe me jetimët dhe pleqtë?! A e di zoti Rama se sa është asistenca sociale? Po pensionet? A të del me aq para sa marrin pleqtë e të papunët edhe të blesh bukë e ilaçe, edhe të paguash dritat e ujin? A nuk duhet që ai, përpara se të hapë “dyert” e burgjeve, të hapë “dyert” e shtetit për këto kategori njerëzish...

LULZIM BASHA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.