Gladiola Harizaj, e pamëshirshmja në skenë!

Intervista - - AKTUALITET -

Perlë e zezë. Kështu më është dukur Ola Harizaj në shfaqjen teatrale “Liri në Bremen”. Një rol mjaft i vështirë dhe mjaft i arrirë ai i protagonistes, Geshe, i interpretuar nga Ola, një femër e cila për lirinë e saj nuk bën kompromis dhe shkon deri atje sa helmon të gjithë ata që tentojnë ta pengojnë për të qenë e lirë… E kemi njohur së pari Olën me rolet e saj në sezonet e para të “Portokalli”, atje ku u dashurua edhe me Ervinin (Bejleri), i cili aktualisht është bashkëshorti i saj...

Enkeleda Kurcani: - Ola, je protagoniste në shfaqjen më të fundit në Teatrin Kombëtar, “Liri në Bremen”. Si u përzgjodhe ti?

Ola Harizaj: - Jam vërtet e lumtur që u përzgjodha për rolin e protagonistes. Përzgjedhja e aktores kryesore për këtë pjesë u realizua në një mënyrë krejtësisht të re dhe të paprovuar më parë nga Teatri Kombëtar. Dua të theksoj që ky lloj audicioni kishte veçantinë dhe emocionin e vet, duke qenë se ishte i hapur jo vetëm për ne aktoret që merrnim pjesë, por dhe për “publikun” artistik. Më saktë, ishim 25 vajza të moshës 25-35 vjeçe që morëm pjesë në audicion dhe duke qenë i hapur, patëm mundësinë të shikonim njëra-tjetrën. Sesilia e vuri gishtin tek unë!

- Mund të na e prezantosh Geshen?

- E lindur dhe e rritur në një familje disfunksionale, Geshe sjell nga shekulli i saj aromën e shtypjes, abuzimit e revoltës, të mbrujtura në mënyrë perfekte me një mëri vrastare… Ajo vret për t’u çliruar nga shtypësi. “Liri në Bremen” është ngjarja intriguese, e cila sjell në vëmendjen e shikuesit një plagë të prekshme për shoqërinë tonë: Dhuna në familje.

- Geshe është një femër që nuk bën kompromise për lirinë e saj. Po ti, ç’bën për lirinë tënde?

- Edhe unë nuk jam natyrë që bëj kompromise për lirinë time, as atë private e as atë artistike, njerëzit që më njohin e dinë mirë. Gjithmonë kam zgjedhur t‘i bëj gjërat sipas arsyes dhe zemrës sime. Ndoshta edhe kam gabuar me raste, por kanë qenë gabimet e mia, as të detyruara nga të tjerë dhe as nga halli. Por... vetëm në një rast, Zoti mos më vëntë në provë, do bëja kompromis: Për vajzën time, për mirëqenien e saj, për të dhe familjen time. Në të kundërtën, kurrë!

- Në Bremen nuk kishte liri në vitin 1871. Po në Shqipëri, në vitin 2014, a ka liri femra?

Agj. Raimonda BUMI,

- Për fat të keq, nuk mendoj se ka dhe unë jam një nga mbështetëset e fushatës që po zhvillohet këtë muaj për dhunën ndaj gruas. Më dhemb vërtet, sepse unë jam rritur në një familje ku edhe pse ndoshta ndonjëherë nuk pranohej me zë të lartë “liria ime” si femër, në mënyrën se si e mendoja apo bëja jetën time, prindërit e mi më kanë adhuruar dhe ndenjur pranë në çdo moment, pavarësisht zgjedhjeve dhe zgjidhjeve të mia. Kjo është shumë e rrallë te familjet shqiptare. Dhuna e femrës fillon në familje e më pas pasqyrohet dhe në shoqëri. Mendoj se femrat e lira në Shqipëri janë të pakta. Them “të pakta” sepse këtu ngatërrohen paksa gjërat; ato që mund të na duken shumë të “emancipuara” dhe “shumë të lira”, në të vërtetë, nuk janë. Duhet të kuptojmë diçka shumë thelbësore: Liria qëndron te shpirti, jo tek ajo që ti shfaq në sytë e botës. Sigurisht, ç’do mbjellësh do korrësh, thotë populli ynë dhe si rezultat, unë edhe njeriun që zgjodha, e kam dashurinë dhe shokun tim më të mirë. Pra, që t`i bie pak më shkurt, sepse po fillova me këtë temë nuk besoj se mbaroj deri nesër… Prindër (këtu bëj pjesë edhe unë) jeni zanafilla e një qenieje njerëzore, i cili është bërthama e një shoqërie të shëndetshme. Respektojeni dhe duajeni njëri-tjetrin. Përveç dashurisë, dëgjojini fëmijët tuaj, kuptojini dhe pranojini ata që jo domosdoshmërisht të jenë të ngjashëm me ju. Çdo njeri ka të drejtë të jetë ndryshe dhe përsëri të jetë si ju apo edhe më i bukur se ju. Mos i dhunoni qoftë fizikisht, qoftë emocionalisht, sepse vazhdimi do jetë po i njëjtë. Dhuna pjell dhunë.

- Është një rol mjaft i vështirë dhe mjaft i rëndë psikologjik. Si i përballon provat dhe shfaqjet gjatë gjithë kësaj kohe?

- Ka qenë një punë shumë e lodhshme, në të vërtetë. Kam pasur dhe kam kaluar vështirësi të cilat do t‘i kisha edhe më të vështira po të mos kisha pasur pranë regjisoren Sesilia Plasari, një regjisore me një nerv pune gati- gati të frikshëm e të pabesueshëm. “Si mundet, thosha, që një femër të punojë ditë e natë, ndoshta vetëm me 3-4 orë gjumë dhe çdo ditë nga ora 9 e mëngjesit deri në 11 të natës të mos thotë njëherë “u lodha”, me një përkushtim dhe vetëmohim infektues?!”. Por, pavarësisht lodhjes sime (se humba, të dal prapë te pyetja (Buzëqesh)) vetë profesioni që unë kam është magjik, sepse lodhja me kënaqësinë shkojnë paralelisht. Aq më tepër kur ti e finalizon punën me një sukses që e sheh të reflektuar edhe te publiku që të ka ndjekur. Ai sukses e superon lodhjen. Ashtu siç ngarkohem emocionalisht me rolin që kam, po aq edhe çlodhem.

- Si ndihesh kur sapo ke zbritur nga skena dhe është ulur sipari?

- E ke fjalën, e lodhur? Aspak, jam e lumtur shumë, koha më ikën dhe nuk e ndjej, më duket sikur e gjitha kalon si një ëndërr... por një ëndërr shumë e bukur.

- Çfarë bën menjëherë pas shfaqjes?

- Takohemi me miqtë tanë, konsumojmë diçka me ata. Pastaj, menjëherë, largohem në shtëpi. Nuk jam e dhënë pas jetës së natës, ndoshta edhe sepse nuk konsumoj alkool.

- Sa kohë kishte kaluar pa u ngjitur në skenën e teatrit?

- Shumë ka kaluar, gati 2 vjet, që nga shfaqja e fundit në Teatrin e Metropolit, me shfaqjen “Konkursi”, me regji të Kushtrim Bekteshit.

- Sa të ka ndihmuar regjisorja Sesilia Plasari për rolin?

- Ashtu siç edhe e përmenda më sipër, Sesilia si regjisore, ka një veçanti të sajën: Pika e saj më e fortë është puna me aktorin. Për mua, ka qenë një ndihmesë shumë e madhe. Në asnjë moment nuk jam ndjerë e anash-

• DREJTORE K/REDAKTORE: ÇIZMJA

• SEKTORI I JASHTËM:

Blerina

Nevila KRISTO

kaluar apo jashtë vëmendjes së saj. Pikërisht ky përkushtim i saj më ngarkonte me më shumë përgjegjësi, sesa vetëm përgjegjësia e të pasurit një rol kryesor.

- Ke interpretuar krah një kasti aktoresh maft me famë, ndër ta edhe aktori i madh Ndriçim Xhepa. Si u ndjeve mes atyre emrave të njohur?

- Të punoja me një staf aktorësh të mëdhenj dhe të njohur ishte me të vërtetë një eksperiencë e bukur. Të kisha fatin të luaja me Ndriçim Xhepën me të vërtetë s‘e kisha menduar ndonjëherë. Thjeshtësia dhe serioziteti i këtij njeriu më ka magjepsur, por dashuri dhe përkrahje të madhe kam pasur nga i tërë kasti. I falënderoj me zemër të gjithë Ndriçim Xhepën, BujarAsqeriun,Anastas Kristoforin, Sokol Angjelin, Aneta Malaj, ish-profesorin tim Naun Shundi, Vasjan Lame, Pjerin Vlashi,Anila Bisha, Indrit Çobani, Anil Frashëri; ishte me të vërtetë një privilegj, kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe të punoja me ju. Megjithëse e kisha pak të sikletshme në fillim, atmosfera që krijoi Sesilia që në ditën e parë të provave, deri në ditën e fundit, ishte jashtëzakonisht e bukur dhe çliruese. Megjithëse një tragjedi e fortë, gjatë gjithë kohës së provave u krijuan situata komike mes nesh. Pa dyshim, do mbetet eksperienca më e bukur deri tani. Falemnderit Sesilia Plasarit që besoi tek unë dhe në asnjë moment nuk më bëri të dyshoja se unë nuk do kisha “takat” për ta bërë këtë rol. Falë saj unë do të vazhdoj ëndërrimin dhe rrugëtimin tim në këtë profesion. Falënderim të veçantë kam edhe për Teatrin Kombëtar, më saktë, për drejtorin Hervin Çuli, i cili më hapi dyert pa e diskutuar dhe pa e paragjykuar zgjedhjen e emrit tim nga ana regjisores Sesilia Plasari. Nëse deri dje ishte çudi të ishe pjesë e Teatrit Kombëtar, tashmë nuk është më. Faleminderit Berina Kokona, skenografes dhe kostumografes, e cila bëri të mundur që brenda dy orë shfaqjeje pa dalë nga skena, Geshe të ndërrojë 7 kostume, pra, unë të kem të gjithë qetësinë si aktore dhe të mos ndjej siklet, edhe pse ndërrohem në sy të spektatorëve. O Zot, dua t‘i falënderoj të gjithë! Ka rrezik të duket si rubrikë falënderimesh, po mua nuk më bëhet vonë. (Më fal sa të bërtas pak) Yeahhhh 2014 është viti im! Kështu e ndjej...

- Një moment mjaft emocionues në natën e premierës ishte ai kur vajza, Coco, erdhi dhe të dhuroi lulet në fund të shfaqjes. Do jetë ndonjëherë Coco në vendin tënd?

- Coco-ja, ashtu si mami dhe babi i vet, do jetë e lirë të zgjedhë ç‘të dojë në jetë. Mund të jetë aktore ose piktore, inxhiniere apo ekonomiste, ose regjisore apo si të dojë ajo. Për mua, sido që t‘i marrë lulet, rëndësi ka t‘i marrë si femër njëherë e pastaj për atë që do të zgjedhë të bëjë. Vërtet ishte shumë emo- cionuese, sepse gjatë gjithë kohës më thoshte se nuk mund të vinte të më shihte dhe unë nuk e kuptoja se pse ajo insistonte duke ma thënë këtë gjë herë pas here, edhe pse unë s‘e pyesja. Donte të ma bënte surprizë dhe ja, arriti e vogla ime sepse në momentin e fundit të shfaqjes, Coco nuk më erdhi nga publiku përballë, por nga cepi i skenës. Ishte një nga surprizat më të bukura që më ka bërë, sigurisht, përveç ditës kur lindi dhe e pashë për herë të parë. Sa për faktin se ajo një ditë mund të gjendet apo jo në vendin tim, nuk e besoj një gjë të tillë. Nuk është natyrë që i pëlqen të ngjitet në skenë, duket sikur e ka bezdi të jetë në qendër të vëmendjes në këtë formë, të paktën deri më sot.

- Helmi në filxhanin e kafesë ishte edhe refreni i shfaqjes. Sa shpesh ta thonë batutën e kafesë?

- Të gjithë, pas shfaqjes, më thonë: “Sot e tutje nuk pranojmë më kafe nga ti!”. Sa mirë, tani mund të ftoj kë të dua dhe kjo më heq dhe pjesën e qerasjes sepse për kafe nga ana ime, asnjë nuk pranon. (Qesh)

- Çfarë tjetër ka bërë këto kohë çifti simpatik i aktorëve Ola-Vini?

- U, faleminderit për komplimentin, Kela! Sinqerisht, përveç të përditshmes sonë, daljes me miq e shokë kur vajza është në shkollë apo vajtjes në kinema dhe në teatër ndonjë natë, pa munguar këtu edhe leximi i librave, nuk kemi gjëra të tjera shumë të veçanta.

- Festat, Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë në prag. Ku do t‘ju gjejnë?

- Në fakt, festat i kemi kaluar gjithmonë në mënyrë spontane, mes miqsh dhe familjeve tona reciproke, por nëse herët e tjera i kemi kaluar vetëm, pa vajzën, meqë nëse ajo ka qenë e vogël; Coco-ja tani është rritur dhe mund ta festojmë ne të tre, si familje, domethënë, mund ta gdhijmë! (Qesh) Por, ne festë e kemi gjithmonë; ka pothuajse 15 vjet që na ikur qejfi i mezipritjes së natës së Vitit të Ri.

- Po me një vëlla, kur do të bëhet Coco-ja?

- Sigurisht që Zahara Coco do të bëhet me motër ose vëlla, si të jetë shkruar, por kemi kohë...

- Pas këtij roli tragjik, a të ka marrë malli për role komike? Midis një roli komik dhe një tragjiku, cilin zgjedh për të interpretuar?

-

Të them të drejtën, nuk kam dëshirë dhe nuk dua ta bëj këtë ndarje, sepse unë kam “uri” dhe dëshirë për çdo rol, sigurisht ato që më pëlqejnë dhe më shkojnë mua, nuk ka rëndësi, komik apo tragjik. Personazhi bëhet komik për publikun, por ai ka tragjedinë e vet që e bën komik te të tjerët ashtu siç edhe me Geshën, edhe pse tragjik si personazh, njerëzit qeshin. E shihni sa afër janë të dy?! Çelësi është: Besoji dhe jetoji pa i paragjykuar dhe secili nga këta del ashtu siç duhet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.