Zanfina indinjohet!

Intervista - - JAVA VIP -

Zakonisht, VIP- at janë ata që mbështesin nisma apo bëhen vetë nismëtarë të tyre, në mbrojtjen e kafshëve. Kafshët, kryesisht qentë, janë miqtë më të mirë të njerëzve, por shpesh këta të fundit sillen brutalisht me ta. Në Shqipëri, këto qenie të pambrojtura, disa persona mundohen t’i mbrojnë edhe duke krijuar ndonjë organizatë vullnetare, kurse në Kosovë, me sa duket, ende nuk është krijuar një e tillë në mbrojtjen e tyre. Kështu, ndërsa në Shqipëri, pas peticioneve të shumta të firmosura nga dashamirësit e kafshëve, qeveria ka ndaluar vrasjen e qenve të rrugës, në Kosovë ndodh ende diçka e tillë. Gazmend Muhaxheri ka urdhëruar vrasjen e qenve dhe këngëtarja Zanfina Ismajli është indinjuar së tepërmi nga ky fakt, ndaj ka kërkuar përgjegjësi penale ndaj tij. Thonë se pranvera nuk vjen me një lule, ndaj shpresojmë që edhe kolegët e saj dhe dashamirësit e kafshëve, t’i bashkohen Zanfinës, me shpresën për ta ndaluar vrasjen e qenve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.