Tuna ironizon Bleonën. I “prek” gjoksin

Intervista - - JAVA VIP -

Tuna, ndër të tjera, është dalluar edhe si një ndër këngëtaret më moskokëçarëse, me një luk ekstravagant në klipet dhe daljet e saj skenike, megjithatë, fustani që Bleona kishte zgjedhur të ( zh) vishte në daljen e saj në ndarjen e çmimeve AMA, i ka bërë përshtypje edhe vetë Tunës. Kështu, ajo në korridoret e Vizion Plus, gjatë pauzës së spektaklit “Dancing vvith the Stars”, ku është konkurrente këtë vit, ka bërë gjestin që shikoni në foto, me vajzën që ka imituar Bleonën, duke i kapur asaj gjoksin. Ky është një ndër gjestet e shumta me të cilët Tuna ka provokuar vazhdimisht dhe ky ishte provokimi i saj i radhës për të cilin nuk e dimë nëse do të ketë ndonjë reagim nga Bleona, apo jo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.