Gjyste Vulaj shpëton për mrekulli

Intervista - - JAVA VIP -

Gjyste Vulaj para disa ditësh është përballur me një frikë mjaft të madhe në fluturimin duke u kthyer nga Belgjika në Podgoricë. Gjatë fluturimit, avioni është goditur nga rrufeja dhe Gjystja ka parë me sytë e saj një flakë të madhe nën krahun e djathtë te motorrat, gjë që e ka bërë të frikësohet tej mase. Por, për fat të mirë, nuk pati asnjë defekt në avion dhe Gjystja falënderon Zotin që u kthye shëndoshë e mirë te djali dhe vajza. Në fakt, për shkak të shirave të shumtë dhe temperaturave të ulëta që po mbizotërojnë këtë muaj, janë anulluar disa fluturime dhe avioni në të cilin po udhëtonte Gjystja, ka patur fatin e mirë që të ulet pa problem, duke shpëtuar kështu për mrekulli. Nuk e dimë nëse ky udhëtim ia ka futur frikën aq shumë Gjystes sa për të mos udhëtuar më me avion, por puna që ajo bën, e ka të domosdoshme këtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.