Miriam Cani dhe Alban Skënderaj: Vitin tjetër, fëmija ynë i parë...

Intervista - - JAVA VIP -

Alban Skënderaj dhe Mirjam Cani, janë një ndër çiftet më simpatikë të shou bizzit. Ata të dy janë bashkë prej kohësh dhe tani duket se ka ardhur momenti që të hedhin hapa të tjerë edhe më seriozë në lidhjen e tyre.

Albani dhe Miriami kanë ndërmend të martohen, por jo vetëm kaq, pasi po provojnë të bëhen edhe me fëmijë. Çifti ka blerë një vilë në periferi të Tiranës, ku po mendojnë të formojnë familjen e tyre të re. Lajmin për planifikimin e një fëmije e ka konfirmuar vetë Miriami në një intervistë të sajën, ku pohon se dëshiron të bëhet nënë dhe se kanë në plan që vitin tjetër të kenë një fëmijë. Miriami shprehet se vitet dhe koha e kaluar bashkë, vetëm sa e kanë rritur dashurinë mes tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.