Ulpiana Lame mund të rikthehet te “Pasdite në TCH”?

Intervista - - JAVA VIP -

Siç dihet, në sezonin e ri të emisionit “Pasdite në Top Channel”, Ulpiana Lame u zëvendësua nga Kozeta Turishta, me mendimin për të sjellë një frymë të re në këtë lloj formati, por me sa duket, kjo gjë nuk ishte menduar aq mirë nga ana e organizatorëve, të cilët duket se nuk i ka bindur Turishta. Ata po mendojnë të rikthejnë Ulpianën në ekran, në rolin e prezantueses së “Pasdite në Top Channel”. Ato që i ka shtyrë organizatorët të marrin këtë vendim, kanë qenë edhe komentet negative ndaj Kozeta Turishtës, veçanërisht për faktin se ajo nuk i respekton të ftuarit, duke mos dëgjuar përgjigjet e tyre, për paaftësi në realizimin e një interviste me pyetje spontane etj. Nuk e dimë ende se cila do të jetë përgjigjja e ish-moderators. A do të pranojë ajo të rikthehet në programin nga ku u largua?! Presim që ta shohim...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.