Me çfarë e qerasën Jessie J, në Top Channel?

Intervista - - JAVA VIP -

Ardhja e këngëtares me famë botërore Jessie J për të performuar në shesh, me rastin e 102 vjetorit të Pavarësisë dhe 70 vjetorit të Çlirimit, u prit mjaft mirë dhe me entuziazëm nga fansat e saj shqiptarë. Artisten londineze, menjëherë sapo vuri këmbën në tokën shqiptare, e kanë pritur ftesa të shumta edhe nga gazetarë të televizioneve. Kështu, Jessie ka qenë e ftuar në Top Channel ku e veçanta e intervistës ishte se asaj i është ofruar nga prezantuesi një pjatë me kërnacka korçe, si ushqim tradicional shqiptar. Jessie nuk i ka rezistuar dot këtij ushqimi, ndaj ka hequr çamçakëzin nga goja dhe ka provuar kërnackat. Këngëtarja është shprehur në faqen e saj se Shqipëria i është dukur një vend mjaft i ngrohtë dhe njerëzit, mjaft të dashur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.