Dafne helmon Bejazidin. Hyrremi pranë vdekjes

Intervista - - TELENOVELA -

Bejazidi i dërgon Selimit kokën e njeriut të caktuar nga Selimi për të marrë arin që Mihrimaja i kishte nisur Bejazidit, bashkë me letrën e tij. Bejazidi habitet se si është e mundur që Selimi e mësoi për këtë dërgesë dhe pyet veten se kush mund ta ketë bërë, pa dyshuar aspak te Dafne. Nga ana e tij, Selimi i thotë Nurbanusë se është i gjithi faji i saj që e dërgoi atë vajzë pranë Bejazidit. Nurbanuja i thotë se kjo është një luftë dhe njëri prej atyre të dyve, duhet të vdesë, ndaj i propozon të japë urdhër që Dafne ta vrasë Bejazidin, para se ky i fundit të vrasë atë. Selimi, i zemëruar nga fjalët e saj, e nxjerr jashtë. Xhanfeda e këshillon që t’ia hapin sytë Selimit në njëfarë mënyre dhe Nurbanuja përgatit një kurth...

Sulejmani është në Edirne, ku ka ftuar një grua veneciane të quajtur Gracia, një tregtare e njohur e cila mbahej në burg. Hyrremi kërkon fustanet e saj më të bukura dhe vendos të shkojë të qëndrojë me Sulejmanin në Edirne. Gracia i thotë Sulejmanit se i detyron jetën dhe i dhuron një libër. Fahrija dhe Lala bisedojnë në lidhje me ngjarjet e fundit në pallatinm e Selimit dhe Lala vendos t’i shkruajë një letër Hyrremit, ku i kërkon të ndërhyjë, përndryshe do të derdhet gjak mes dy vëllezërve. Nurbanuja bisedon me Gazanferin në lidhje me frikën që ka se mos Bejazidi vret Selimin dhe i kërkon atij t’i gjejë helm. Bejazidi i tregon Defnes se e dashuron dhe se ajo ka arritur t’i kthejë buzëqeshjen.

Mihrimaja i thotë Rustemit se ilaçet e Pedros po funksionojnë dhe se ajo ësh- të shumë më mirë tani, ndërkohë që Rustemi vazhdon të bëhet xheloz për mjekun. Hyrremi i rrëfen Zymbylit se ndoshta ëndrrat e saj tregojnë pikërisht se ajo duhet të përpiqet të mendojë për jetën e saj dhe të përpiqet të fitojë edhe një herë zemrën e Sulltan Sulejmanit. Hyrremi shkon dhe e gjen Sulejmanin duke biseduar me Gracian.

Nurbanuja, që ta bëjë Selimin të besojë se Bejazidi po përpiqet ta vrasë, i jep urdhër shërbëtores t’i hedhë helm në verë dhe kur ai përpiqet ta pijë, ajo nuk e lejon dhe i thotë shërbëtores ta pijë ajo e para. Shërbëtorja e pi dhe vdes në sytë e tyre. Nurbanuja i thotë se pas këtij kurthi qëndron Bejazidi dhe se, nëse ai do ta kishte pirë, tashmë do të kishte vdekur.

Gracia takohet me Hyrremin dhe nis t’i bëjë lajka se në të vërtetë, botën e drejton Sulltani, por është ajo që se nuk mund të jetojë kështu, duke menduar se vdekja mund t’i vijë nga të gjitha anët. Atëhere Selimi i kërkon të dërgojë urdhër në Kutahja që Defne ta vrasë Bejazidin. Nurbanuja e siguron se po bën gjënë e duhur. Bejazidi e pyet Defnen se pse është vazhdimisht e trishtuar dhe ajo i thotë se motrën e saj e kanë rrëmbyer piratët.

Selimi zgjohet nga gjumi me dhimbje koke dhe pyet veten se çfarë i ka thënë Nurbanusë, ndërsa ishte i dehur dhe atëhere i kujtohet... Ai shkon dhe e pyet Nurbanunë nëse ka çuar lajm në Kutahja për ta vrarë Bejaziin. Nurbanuja e gënjen se akoma jo, por nuk ka pse të pendohet sepse ka marrë vendimin e duhur. Atëhere, Selimi i thotë se është penduar për atë që ka thënë dhe se ai kurrë nuk ka për ta vrarë vëllain e tij, kështu që nuk duhet t’ia japë këtë urdhër Defnes. Nurbanuja pranon.

Ndërkohë, ajo del jashtë dhe e pyet Gazanferin nëse e nisi lajmin për Defnen. Ai i thotë se po, por edhe mund ta kthejnë, por Nurbanuja nuk pranon. Ajo thotë se këtë gënjeshtër ia ka thënë të shoqit për hir të tij dhe të fëmijëve të saj, por Defne duhet të vazhdojë me planin e tyre...

Defne nuk ndihet mirë dhe mjekët vijnë ta vizitojnë, pasi mendojnë se ajo është shtatzënë, gjë që ajo nuk e pranon.

Mihrimaja, e lumtur që është shumë më mirë, u kërkon shërbëtoreve të thërrasin Pedron. Kur ai vjen, ajo i kërkon të hapë sytë, pasi Rustemi nuk është aty dhe se po të kishte ndjekur këshillat e ti, tashmë do të kishte vdekur. Ajo i kërkon të heqë shaminë nga sytë dhe Pedro mahnitet prej saj.

Rustemi futet në dhomë dhe e gjen Pedron duke mjekuar Mihrimanë. Mihrimaja ia bën të qartë se nëse i ati dhe e ëma e saj do ta kishin parë atë skenë, do t’i kishin dhënë përgjigjen që meriton, pasi ai mjek, thjesht po e mjekon.

Hyrremi merr letrën e Lalës dhe i thotë Zymbylit se duhet të bëjnë diçka menjëherë. Ajo thotë se Muradi është sëmurë dhe duhet të niset menjëherë për në Manisa. Një aga shkon dhe i çon Defnes helmin që duhet t’i japë Bejazidit, por nuk pranon ta vrasë. Atëhere lajmëtari i thotë se nëse e mbaron brenda natës atë punë, ajo dhe e motra do të shkojnë ku të duan dhe nëse jo, atëhere të njëjtin helm do të pijë edhe e motra. Agai i thotë se do ta presë, derisa ajo të mbarojë detyrën e saj...

Defne thotë se do ta përgatisë vetë darkën e Bejzzdit sepse ka lajme të mirë për t’i dhënë, duke nënkuptuar se ka mbetur shtatzënë. Defne vë në tavolinë pjatën për Bejazidin. Kur ai hyn, ajo përpiqet të ikë, por ai i thotë se do të hanë së bashku. Bejazidi bisedon me Defnen në lidhje me Xhihangirin dhe ajo nis të qajë, duke i thënë se iu kujtua e motra. Atmaca shikon një aga që sillet vërdallë dhe me të shpejtë, shkon te Bejazidi. Në atë moment, ai nis të ndihet keq dhe e pyet Dafnen se pse ajo nuk po ha. Ajo i kërkon të falur... Atmaca futet brenda dhe kërkon mjekun. Defne ikën me vrap dhe Atmaca jep urdhër që ta kapin e ta futin në burg.

Mjekët pyesin se sa kohë ka i helmuar dhe me çfarë është helmuar Bejazidi. Atmaca shkon të pyesë Defnen dhe ajo i tregon helmin. Antidoti i tij gjendet vetëm në pallatin e Sulltanit, por deri kur ta marrin, Bejazidi do të ketë vdekur, pasi duhet ta nxjerrë menjëherë atë që ka ngrënë. Atmaca shkon në pazar dhe arrin të gjejë antidotin e helmit dhe ta sjellë te Bejazidi...

Mjekët thonë se Bejazidi është jashtë rrezikut, por duhet të pushojë pak. Nga ana e saj, Hyrremi vazhdon të ketë dhimbje në shpatull dhe Zymbyli e këshillon të vizitohet te një mjek, por ajo i thotë se më parë duhet të shkojë në Manisa.

Atmaca shkon të pyesë Defnen se kush e ka sjellë aty dhe kush e ka urdhëruar t’i japë helm Bejazidit. Ajo i tregon se e ka marrë urdhërin nga Nurbanuja. Atmaca e pyet nëse pas kësaj qëndron edhe Selimi dhe ajo pohon. Atmaca bëhet gati ta vrasë, por ajo i thotë se është shtatzënë me fëmijën e Bejazidit. Atmaca jep urdhër që ta çojnë në një dhomë dhe ta vizitojnë.

Atmaca i tregon Bejazidit se pas kurthit që i ishte ngritur qëndron Selimi dhe se tashmë po pret një fëmijë nga gruaja që deshi ta vriste. Bejazidi shkon te Dafne dhe i thotë se do të vritet sapo të lindë fëmijën e tij. Ai e pyet se pse e bëri këtë dhe ajo i tregon për kërcënimin që i kishte bërë Nurbanuja.

Bejazidi vendos të shkojë t’i kërkojë llogari Selimit për çfarë ka bërë, megjithëse Atmaca përpiqet ta bindë për të kundërtën. Duke e parë se nuk e bind dot, ai i kërkon të mos veprojnë ashtu, të paktën derisa të bëhet pak më mirë.

Bejazidi i shkruan Sulltanit, për t’i treguar për veprimet e fundit të Selimit, duke ia bërë të qartë se nuk ka ndërmend të qëndrojë duarkryq dhe as të kërkojë ndihmën e tij për këtë. Gazanferi lajmëron Selimin dhe Nurbanunë se Bejazidi po i afrohet pallatit të tij me pesë mijë ushtarë.

Në Edirne, Ferhati e këshillon Sulltanin të qëndrojë pranë Hyrremit, pasi ajo është ilaçi i tij. Rrugës, Hyrremi sëmuret dhe Zymbyli kërkon një mjek.

Hyrremi ndal karvanin dhe mjekja vjen ta vizitojë. Ajo e pyet se sa kohë ka që i ka dalë ajo shenjë mbi shpatull dhe se, nëse dhimbja e saj do të shtohet, atëhere, do t’u duhet ta djegin.

Zymbyli e pyet më vete mjeken se çfarë ka Hyrremi dhe ajo i thotë se ka një sëmundje të pashërueshme dhe se vdekja e saj është afër...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.