Feriden e pezullojnë. Nazifi i kthehet gjykimit

Intervista - - TELENOVELA -

Suna dhe Feridja futen në shtëpi, por Mahiri arrin të fshihet me shpejtësi dhe ajo të mos e shohë. Një moment, Feridja del jashtë, e sigurtë se Mahiri po e pret aty dhe Suna përfiton nga rasti për të kontrolluar shtëpinë e saj, nëse sheh ndonjë gjë të dyshimtë.

Mehmeti shkon në hotelin ku ishte strehuar Feridja, por mëson se ajo nuk është më aty dhe Kerimja e sqaron se Feridja ka marrë një shtëpi me qira, gjë që e acaron edhe më shumë Mehmetin. Suna nis ta pyesë Feriden se kush është kujdesur kaq shumë për shtëpinë e saj, për ta rregulluar dhe për t’i sjellë ushqim dhe Feridja thotë se e ka bërë Aishja. Për ta vërtetuar këtë Suna shkon dhe e pyet Aishen, e cila i thotë se jo vetëm që nuk e ka rregulluar ajo shtëpinë, por madje as që e ka takuar Feriden.

Mahiri është shumë i zemëruar me Feriden, jo vetëm sepse i prishi surprizën, por edhe sepse sjell në shtëpi pikërisht njerëz nga gjykata, gjë që nuk është në të mirë të saj. Ajteni takon rastësisht Feriden dhe mërzitet shumë që ajo tashmë jeton në një lagje me ta. Kështu, ajo pa rënë në sy, i kërkon Nexhdetit të kërkojnë shtëpi diku tjetër pasi është mërzitur në atë lagje.

Me dëshirën për t’i bërë një surprizë Mahirit, Feridja telefonon në hotelin ku bënin vazhdimisht pushime si familje, për të preno- tuar dy dhoma për të nesërmen. Suna e dëgjon. Feridja del dhe i thotë Mahirit se duhet të bëjë gati një valixhe të vogël, pasi të nesërmen do të shkojë me të diku.

Suna zemërohet shumë, kur zgjohet në mëngjes dhe shikon që Feridja ka dalë nga shtëpia, pa e vënë re ajo. Feridja i ka lënë një shënim se ka dalë dhe do të kthehet të dielën. Suna shkon në shtëpinë e Ferides për të pyetur se ku është hoteli i Mustafait, emër të cilin e kishte dëgjuar në telefonatën e Ferides. Mehmeti nuhat se ka diçka që nuk shkon në kuriozitetin e saj dhe i përgjigjet se nuk njohin asnjë person me këtë emër. Nga ana tjetër, ai i urdhëron njerëzit e tij që të hetojnë për këtë grua, sigurohet nëpërmjet një telefonate që Feridja ka shkuar në hotel bashkë me Mahirin dhe dërgon dikë që t’i spiunojë se çfarë po bëjnë atje...

Mehmeti ndërhyn te drejtori i burgut që Turguti të ketë trajtim të veçantë, urdhër që e merr Serdari, i cili nuk është fare i kënaqur nga kjo.

Feridja dhe Mahiri shkojnë në hotel, për ta kaluar fundjavën së bashku...

Nazifi shkon në burg për t’i dhënë Orhanit lajmin se Zehra ka vendosur me dëshirën e saj të shkojë te Berdani, gjë që Orhani nuk e beson. Ai është i bindur se ajo ka shkuar tek ai sepse ka qenë e frikësuar, pasi ajo është e dashuruar me të. Nazifi mundohet ta qetësojë, por kjo është e pamundur... Nazifi i tregon Safijes se është më mirë që Orhani është në burg, pasi po të ishte jashtë, nuk i dihej çfarë do të bënte në këtë situatë. Nga ana tjetër, Orhani vendos të dalë me çdo kusht nga burgu dhe sajon një zënkë, në mënyrë që ta çojnë në spital...

Zehra i shkruan një letër Orhanit, ku i kërkon ta harrojë. Songuli bisedon me Jasinin që prindërit e tij të vijnë ta kërkojnë në shtëpi, që më në fund, të fejohen. Berdani, nga ana e tij, po i ngre një kurth Jasinit, për ta vrarë.

Mehmeti arrin të mësojë se Suna ka qenë në Ankara krahu i djathtë i kreut të Gjykatës së Apelit dhe kjo e bën të kuptojë gjithçka.

Sinani mëson se Feridja ka shkuar të jetojë në lagjen e Mahirit, gjë që e shokon. Njeriu i Mehmetit, fotografon Feriden dhe Mahirin ndërsa janë duke u puthur. Sinani shkon në shtëpinë e Mehmetit dhe i tregon atij se Feridja ka marrë me qira një shtëpi në lagjen e Mahirit. Mehmeti bën sikur nuk është në dije- ni dhe i kërkon Sinanit të bëjë durim, sepse po përpiqet të gjejë mënyrën për ta kthyer Feriden në shtëpi.

Kur shikon fotot e Mahirit dhe Ferides duke u puthur, Mehmeti urdheron që t’i sjellin menjëherë Nazifin. Feridja i kërkon Mahirit të fejohen dhe vendos në gisht unazën e tij, duke i premtuar se askush nuk do t’ia heqë dot nga gishti atë unazë.

Nazifi shkon në zyrën e Mehmetit, i cili i thotë se jeta e tij varet nga lidhja e Mahirit me Feriden. Mehmeti i premton se nëse ajo lidhje do të marrë fund, atëhere edhe gjyqi i Nazifit do të mbyllet dhe nëse kjo nuk ndodh, atëhere edhe ai do të shkojë drejt varjes. Nazifi ikën duke i thënë se Feridja është nusja e të birit, gjë që e tërbon Mehmetin, i cili betohet se ajo kurrë nuk do të jetë nusja e djalit të tij.

Mehmeti shkon t’i tregojë Turgutit planin e tij. Ai thotë se për hir të Ferides, do të nxjerrë në shesh fotot e saj me Mahirin, gjë që do të bëjë që ai vetë të heqë dorë nga karriera politike dhe Feridja të hiqet nga pozicioni i saj, ndërkohë që Nazifi do të varet. Kjo vdekje, Mehmeti mendon se do ta ndajë përfundimisht Feriden nga Mahiri.

Mehmeti çon me duart e veta fshehurazi fotot e Mahirit dhe Ferides te Suna, e cila lajmëron për këtë kreun e Gjykatës së Apelit. Ky i fundit shkon të takojë Sinanin dhe i tregon për lidhjen e fshehtë të Ferides, duke e pyetur nëse gjithçka ishte një lojë edhe nga ana e tij.

Kur kthehen në shtëpi, Mahiri dhe Feridja përballen me kreun e Gjykatës sëApelit që u thotë se asaj i hiqet dosja e Nazifit, e cila do t’i rikthehet gjykimit më të ashpër, se do të pezullohet përkohësiht nga profesioni, derisa të merret vendimi nëse do t’i hiqet plotësisht e drejta për të ushtruar profesionin e saj...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.