Monserrati bëhet xheloze për Hoze Luisin

Intervista - - TELENOVELA -

Monserrati, e inatosur me Hoze Luisin, i thotë se kur t’i tregojë eprorit të tij se ai është përpjekur të fajësojë Alehandron dhe ta mbajë atë në burg, ai me siguri do ta përzërë nga marina, por Hoze Luisi i rërfen se tashmë e ka dhënë dorëheqjen. Monserrati i tregon Robledos se Pedro ka qenë pas gjithçkaje që ka lidhje me letrën e djegur të Hoakinit dhe se Alehandro është i pafajshëm. Pedro i tregon Ezekielit se ka vendosur të bëjë Adolfonm, president dhe Ezekieli inatoset. Hoze Luisi i tregon Alehandros se e ka marrë ai përsipër fajin për djegien e parave. Atë Anselmo i thotë Gracielës se ka bërë një mëkat të madh që e ka vrarë fëmijën e vet të sapolindur, por Graciela i përgjigjet se nuk e vrau fëmijën dhe se për këtë, mund të pyesë Amelian. Robledo përballet me Pedron dhe i thotë atij se Alehandro nuk do të qëndrojë në burg. Adolfo përpiqet të joshë Jozefinën me lukun e tij të ri, por ajo vazhdon të jetë e dashuruar me Dimitrion. Gra- ciela takohet me Adoflon dhe ata të dy bëjnë një aleancë për të ndarë Jozefinën nga Dimitrio. Ezekieli, shumë i vendosur për t’u martuar me Karlotën, i ofron Gracielës para, në shkëmbim të bekimit të saj për këtë martesë. Para se të vdesë, Anxhelika vendos të realizojë ëndrrën e Esmeraldës për t’u martuar me Refugion, ndaj i dhuron asaj një fustan të bardhë dhe, së bashku me Hoze Luisin, përgatisin dasmën e tyre.

Alehandro del nga burgu dhe kthehet në familjen e tij. Ai dhe Monserrati bëjnë dashuri gjithë natën dhe i premtojnë njëri-tjetrit se asgjë dhe askush nuk do t’i ndajë më. Ditën e dasmës-surprizë, Hoze Luisi i kërkon Refugios të vishet sepse do të shkojnë në një dasëm dhe ai e kupton dasma e kujt është vetëm kur e shikon Esmeraldën me të bardha. Graciela nuk e lejon Jozefinën të shkojë në dasëm e veshur si thes sepse kjo do të prishë reputacionin e Dimitrios. Në dasëm, duke parë se sa të dashuruar janë Hoze Luisi me Anxhelikën, Monserrati bëhet xheloze dhe nis të puthë Alehandron sapo bindet se Hoze Luisi po i shikon. Nadia i rrëfen Monserratit se ka vendosur të abortojë sepse nuk është e drejtë që fëmijën e Viktorit ta rrisë Pedroja. Graciela afrohet me Sandron. Karlota e këshillon Jozefinën të shkojë në dasëm, duke veshur fustanin e Gracielës...

Monserrati i thotë Anxhelikës se ajo e do shumë dhe se do të jetë gjithnjë kumbara e fëmijë së saj, pasi grindjet e saj me Hoze Luisin, nuk do të ndikojnë në marrëdhënien e atyre të dyjave. Anxhelika përpiqet t’i tregojë diçka të rëndësishme Monserratit, por Hoze Luisi e pengon dhe Monserrati i thotë se do të shkojë vetë të nesërmen në shtëpinë e saj për të biseduar.

Virxhinia, që ka pirë shumë, i afrohet Dimitrios dhe nis të qajë, duke i thënë se ai nuk i flet më, ndërkohë që ajo mendonte se ishin miq dhe se, qëkur i vdiq i ati, ndihet e vetmuar. Dimitrio i thotë se nuk është e vetmuar dhe se ata do të jenë gjithnjë miq. Virxhinia shikon se po vjen Jozefina, ndaj e rrëmben Dimitrion dhe nis ta puthë atë. Jozefina shikon që ata të dy po puthen dhe i thyhet zemra. Dimitrio vrapon pas Jozefinës, ndërkohë që Virxhinia nis të qeshë.

Anxhelika nuk ndihet mirë në shtëpi dhe i kërkon të falur Hoze Luisit që nuk kërcyen dot në dasëm, por ai e merr dhe nisin të kërcejnë në dhomën e tyre të gjumit.

Karlota përpiqet t’i shpjegojë Gracielës se si e shtyu Jozefinën të shkonte në dasëm, ndërsa Graciela tërbohet dhe thotë se ajo është aq e shëmtuar sa nuk duhet të shkonte atje dhe zemërohet që ajo ka veshur fustanin e saj. Monser- rati i thotë se më shumë duhet të shqetësohen për atë që ka ndodhur mes saj dhe Dimitrios.

Ndërsa flasin për puthjen e Dimitrios me Virxhinian, Alehandro e pyet Monserratin se pse nuk i ka treguar që Hoze Luisi u përpoq ta përdhunonte, sepse ndjen akoma për të apo sepse i shijoi puthja e tij? Monserrati i thotë se thjesht nuk ka dashur ta shqetësojë. Graciela përpiqet ta bindë Jozefinën se Dimitrio do vetëm atë. Monserrati shkon të takojë Anxhelikën, por derën ia hap Hoze Luisi, që i thotë se e shoqja po fle. Ajo e porosit që kur të zgjohet t’i telefonojë, por Hoze Luisi nuk i tregon Anxhelikës së merakosur se Monsearrrati ka ardhur. Adolfo i dhuron një lule Jozefinës, duke i thënë se ai është i dashuruar me të dhe e puth me zor, ndërkohë që Graciela i fotografon. Jozefina e shtyn, por Adolfo është i lumtur që e arriti atë që deshi...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.