Pse vajzave u pëlqejnë djemtë e këqinj?

Intervista - - INTIMITET -

- Thuhet se vajzave u pëlqejnë djemtë e këqinj. Është legjendë, apo e vërtetë?

- Ka lloj- lloj vajzash; disave u pëlqejnë djemtë e këqinj, disave, djemtë e sjellshëm. Këto të fundit janë shpesh më të lumtura. Kjo joshje varet shpesh nga eksperienca e kaluar: Nëse ke vuajtur në jetë, kërkon më pas një djalë xhentil dhe besnik, që të të bëjë të lumtur.

- Si mund ta njohësh një djalë të keq?

- Nëse të bën të vuash, atëhere ke përpara një djalë të prapë. Ai nuk na ofron dashuri, por ne duam që ai të bjerë në dashuri me ne. Duam të kemi me të më shumë sukses se vajzat e tjera para nesh, që nuk ia dolën mbanë ta ndryshonin. Duam që ai të jepet pas nesh, mendojmë se me ne do të jetë ndryshe. Kur mendojmë kështu, kur jemi në një luftë të tillë, atëhere kemi përballë një djalë të prapë. Ai mbase nuk njihet që në fillim, pasi nuk sillet kështu që në fillim, të paktën me ne dhe mund ta nxjerrë kokën vetëm me kalimin e kohës...

- Çfarë u pëlqen vajzave te një djalë i tillë?

- Rezistenca. Gratë e njësojnë rezistencën me burrërinë. Është një lojë, ku mbizotëron dëshira pë të fituar, për të ndryshuar tjetrin. Nëse ai ndryshon, ka gjasa që ato ta duan më pak, sepse zhduket sfida, rezistenca që ai u bën. Për këtë arsye, idealja është të gjesh një djalë të mirë, me karakter. Nga ana tjetër, vajzat i duan djemtë e mirë, po ato nuk i duan djemtë e squllur!

- Ku e ka origjinën kjo

joshje?

- Ajo mund të jetë e rastësishme. Bie në dashuri me një djalë, ai të duket misterioz, lidhesh me të dhe më pas e kupton se është një djalë i keq. Kjo joshje mund të vijë nga fakti që në fëmijëri na është dashur të ndeshemi për të fituar dashurinë e dikujt që na refuzonte, ose nuk na e jepte gjithë kohën ( shpesh mamaja, apo babai).

- Të gjitha bien pre e një djali të keq, apo vetëm një lloj i caktuar vajzash?

- Kjo varet shpesh nga e kaluara. Vajzat që mendojnë se dashuria është e lehtë dhe e qetë, nuk rrinë me djemtë e këqinj. Ato nuk i durojnë dot vuajtjet dhe largohen prej tyre. Ka pra nga ato që ia duan të mirën veten dhe nga ato që kanë një aftësi për të qëndruar në një lidhje, megjithëse nuk janë shumë të lumtura në të.

- Është gjë e keqe të joshesh nga një djalë i tillë?

- Po dhe jo, sepse ka djem të këqinj që mund të ndryshojnë. Ata kanë frikë nga dashuria për njëfarë kohe dhe mund t’i ndryshosh, pra, t’ua fitosh zemrën. Ka mundësi që për të, të qenit të këqinj është thjesht një rastësi. Nga ana tjetër, nëse është në thelb i tillë, nëse e ka në gjak, atëhere rrezikon të vuash dhe është diçka e keqe. Disa vajza ndjehen të kënaqura me këtë situatë, por me çfarë çmimi? Cila është përqindja e lumturisë dhe ajo e lotëve?

- Të duash një djalë të prapë, do të thotë të duash t’i bësh keq vetes tënde?

- Unë nuk besoj shumë te mazokizmi. Mund të kesh rënë në dashuri pa e kuptuar anën e tij të keqe, pra, të vuash dhe prapë të zgjedhësh të rrish me të. Nuk është se duam me qëllim të lëndojmë veten; kjo ndodh ngaqë jemi të lidhura me të dhe nuk është kaq e lehtë të ndahesh. Por, nëse kemi aftësinë për të vuajtur, qëndrojmë me të sepse kemi krijuar një rezistencë të vërtetë ndaj dhimbjes psikike. Pastaj, qëndrimi me të nuk ka vetëm anë të këqija.

Ne vuajmë, por nga ana tjetër, atyre mund t’u dukemi seksi, të gjalla, etj. Lidhja mund të ofrojë një dimension të vetes që nuk e njihnim. Nuk besoj se mund të qëndrosh me një djalë të tillë, kur të sjell vetëm vuajtje. Të gjithë kemi një instikt mbijetese!

- Çfarë duhet bërë nëse jemi të dashuruara me një djalë të tillë?

- T’i thërrasësh arsyes. Nëse vuan, duhet të largohesh prej tij! Të ndërgjegjësohesh që kjo nuk është gjë e mirë, që ky burrë nuk është bërë për ty. Duhet të duash veten, dashuria është të ndërtosh lumturinë së bashku. Të rrish vetëm për të pasur dikë pranë, kjo nuk shkon, kjo krijon drama. Duhet dëgjuar vetja, sepse thellë në shpirt, ti e ke kuptuar se kjo lidhje nuk ka të ardhme.

- Nga ana tjetër, ekzistojnë vajza të këqija, prej të cilave joshen disa burra?

- Po, ekzaktësisht me të njëjtën mënyrë. Edhe ne gratë mund të joshemi pak nga një burrë, me të cilin mund të luajmë dhe të sillemi, ashtu si burrat sillen me ne. Në këtë rast janë burrat ata që u pëlqen rezistenca në dashuri. Do t’i jepnit një mundësi të dytë dikujt që kërkon të provojë vazhdimisht ushqimin e të tjerëve pa kërkuar leje, ose që e mbush bisedën e vet me citime nga filmat, apo që i përgjigjet një sms- je vetëm me një “k”, sepse, të shkruajë “ok” i kushton shumë mundim? Sigurisht që jo, megjithëse nuk do të shtrohej fare kjo çështje, nëse ju do t‘ i bënit që në takimin e parë tjetrit këto 19 pyetje “të pafajshme”, të cilat tregojnë karakterin e tij/ saj. Në rast se përgjigjet janë të gabuara, atëhere, më mirë, fshijeni nga lista. Zbuloni pra se cilat janë pyetjet që mund të bëni në takimin e parë...

1. Ke bërë ndonjëherë foto “selfie” me bustin lakuriq?

Pranohet “po- ja”, vetëm në rastin kur është ndonjë njëzetvjeçar.

2. Je më shumë Stark, apo Lanister? Për ata që nuk e dinë, janë dy familjet kundërshtare në serialin amerikan “Loja e froneve” ( Game of thrones).

Vetëm një përgjigje është korrekte ( dhe e pranueshme): Stark gjatë ditës dhe Lanister, gjatë natës. Me fjalë të tjera, të qëndrueshëm dhe me vlera në rastin e parë. Joshës dhe pak maskara, në rastin e dytë.

3. E lë derën hapur kur shkon në banjo?

Thoni me vete të gjitha lutjet që njihni, që të përgjigjet “jo” (bile më mirë të duket edhe pak i bezdisur nga kjo pyetje).

4. E ke aplikacionin e fundit të Whatsapp?

Në rast të përgjigjes pozitive, alarm, largohuni me shpejtësi. Rast tipik i vrojtuesit-kontrolluesit në seri.

5. Të pëlqen t’i prekësh këmbën tjetrin nën tavolinë?

si.

Nëse po, largohu me shpejtë-

6. Përdor citime filmash në bisedë?

Nëse të thotë po, befasoje me shprehjen “Askush nuk e lë Bejbin në një qoshe” ( nga filmi “Dirty Dancing”) dhe mbathja me të katra.

7. E provon ushqimin e të tjerëve, pa kërkuar leje?

Asnjë mundësi tjetër nuk pra- nohet, përveç një “jo”- je gjithë tmerr!

8. Të shkarkohet shpesh celulari?

Më mirë shpreso që të thotë jo, për të mos zier nga brenda nga zemërimi që tani.

9. Mendon se shkronja “K” është një përgjigje e vlefshme ndaj një sms-je?

Pranohet vetëm një mundësi: Jo.

10. Ke refuzuar ndonjëherë një akullore?

Një përgjigje pozitive është alarmuese, po aq sikur t’ju thoshte se nuk i pëlqen të buzëqeshë, sepse një akulloreje nuk i thuhet kurrë jo.

11. Ke shkruar ndonjëherë “lol” në një sms dhe më pas, të mos qeshësh aspak?

Nëse thotë po, kujdes, po shfaqet një gënjeshtar në horizont.

12. E shkuan fjalën “you” të plotë, kur bën një sms?

Nëse përgjigjet “po”, ja arsyeja pse gishtat e mëdhenj duken kaq të lodhur dhe të munduar.

13. Lë mesazhe zanore?

Nëse thotë po, mbase ju do të shpërtheni në të qeshura, sa të mbani barkun me dorë.

14. Bën zhurmë kur përtypesh ( mbase edhe me gojë hapur)?

Si për rastet e mëparshme, pranohet vetëm jo-ja si përgjigje.

15. Je nga ata tipat që flasin gjatë një filmi?

Edhe në këtë rast, shpresoni që të përgjigjet “jo”, sepse, megjithëse pyetja nuk ka rëndësi jetësore, çdokush mund të presë një orë, para se të hapë gojën për të folur.

16. E vë shishen e qumështit bosh në frigorifer?

Nëse është kështu, lotët ( tuajat) do të jenë të justifikuara.

17. Vë “hashtag” nëpër mesazhe?

Futen këtu edhe fjalët ( apo kombinimet e fjalëve) që kanë një domethënie ironike.

18. Të vjen konfirmimi se janë lexuar e-mailet dhe smstë?

Nëse po, është djalli vetë.

19. Ke refuzuar ndonjëherë një picë?

Nëse përgjigtja është jo, më mirë pyet veten se çfarë nuk shkon tek ai/ ajo që ke përballë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.