15 rregulla të çuditshme ngrënieje nëpër botë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Rregulli numër një? Mos e ofendo të zotin e shtëpisë! Ama, ti nuk e di se sa shumë veprime “të pafajshme” mund ta ofendojnë atë, ndaj, nëse të pëlqen t’i biesh botës rrotull, është mirë t’i dish këto rregulla. Do të udhëtosh nesër, pasnesër apo kurdoqoftë, mirë është që shkrimin tonë, ta lexosh sot!

1. Në Kore duhet të presësh radhën

Në Kore nuk duhet të fillosh të hash, pa filluar të hajë burri më plak në tavolinë. Nëse një person më i madh se ti në moshë të ofron një pije, atëhere merre atë me të dyja duart.

2. Mos jep ushqim me shkopinj në Japoni

Dihet se shkopinjtë e vegjël përdoren për të ngrënë në Japoni, por ju kurrë nuk duhet t’i ofroni dikujt tjetër ushqim me shkopinjtë tuaj, pasi ato, tradicionalisht, përdoren për të futur kockat (e të vdekurit të kremuar) në urnë, nëpër funerale, ku dy vetë mund të mbajnë të njëjtën kockë (nga ku rrjedh edhe rregulli). Pra, t’i kalosh ushqimin tjetrit me shkopinj, është mungesë respekti. Në Japoni, gjithashtu, nuk duhet t’i lësh shkopinjtë vertikalisht mbi ushqim. Nëse jeni në një restorant, kjo shihet si mungesë respekti ndaj pronarit të tij.

3. Në Kinë, mos ia drejto shkopinjtë tjetrit

Ndërkohë, në Kinë nuk duhet t’ia drejtosh kurrë tjetrit shkopinjtë e tu.

4. Mos ha me pirun në Tajlandë

Etiketa e të ngrënit në Tajlandë e do që piruni të përdoret vetëm për të vënë ushqimin në lugë, nga e cila mund të hash. Nuk duhet ta futësh pirunin në gojë!

5. Mbaje supën larg, në Britani

Në Britani, supa nuk duhet thithur nga luga, por të gëlltitet me gllënjka të vogla. Ajo duhet ngrënë nga ana e lugës, jo nga maja e saj dhe që të dyja, edhe pjata, edhe luga, duhen mbajtur larg, nëse do të dukesh i rafinuar.

6. Në vendet arabe, duhet të hash me dorën e djathë

Nëse po viziton një vend arab, tregohu shumë i kujdesshëm se me cilën dorë ha. Dora e majtë nuk duhet përdorur kurrsesi, sepse ajo mendohet që përdoret në tualet dhe për të këtë arsye, ësh- të e papastër. 7. Mos ha me duar në Kili Në Kili, duhet të hash vetëm me lugë e pirun. Kilianët nuk hanë kurrë me duar, kështu që, kujdes kur kap patatet e skuqura!

8. Refuzo herën e parë në Itali

Italianët njihen për pasionin e tyre ndaj ushqimit, por nëse të ofrojnë të hash, është mirësjellje të refuzosh herën e parë. Nëse ushqimi të ofrohet sërish, duhet të pranosh gjithmonë. Ama, mos kërko më shumë djathë, se do të fyesh të zotin e shtëpisë.

9. Shko me vonesë në një darkë, në Tanzani

Në përgjithësi, përpikmëria shihet si diçka pozitive, por në Tanzani, të shkosh në kohën e duhur, është një fyerje për të zotin e shtëpisë. Për të qenë i sjellshëm, duhet të paraqitesh 20 minuta më vonë.

10. Mos ha shpejt në Francë

Të ngrënit në Francë është diçka serioze dhe vakti, një mënyrë për t’ia kaluar këndshëm. Në fakt, nxitimi në të ngrënë konsiderohet mungesë edukate, prandaj merre shtruar dhe shijo ushqimin.

11. Kur duhet të zbrazësh

Bukë e bardhë me

mjaltë

1/2 filxhani ujë 2 lugë çaji maja e thatë 1lugë çaji sheqer 11/2 filxhan qumësht i vakët

6 lugë gjelle gjalpë i shkrirë 1/2 lugë gjelle mjaltë 2 të verdha veze 1 lugë çaji kripë 5 ose 6 filxhanë me miell

Të bardhë veze për ta lyer lart. pjatën

Në Francë, Japoni dhe vende të tjera, një pjatë e zbrazur tregon që të ka pëlqyer ushqimi, por në kultura të tjera, si Filipine, Kamboxhia, Egjipt, etj., mendojnë se nëse e ke mbaruar gjithë ushqimin në pjatë, kjo tregon se i zoti i shtëpisë nuk të ka ngopur sa duhet.

12. Gromësi pasi ke ngrënë në Indi

Sigurohu të gromësish pasi ke ngrënë në Indi dhe Kinë, në mënyrë që i zoti i shtëpisë të kuptojë se je ngopur. Nëse je mik në një shtëpi inuitësh (të cilët jetojnë në Groenlandë, Alaskë, etj.), je i lirë të bësh edhe p... për të treguar vlerësimin tënd.

13. Kontrollo se çfarë hanë fëmijët e tu në Xhamajka

Çfarë ha, mund të jetë po aq e rëndësishme edhe se si e ha ushqimin. Në Xhamajka mendohet se fëmijët që hanë mish pule para se të fillojnë të flasin, nuk do të flasin kurrë.

14. Mos prit një filxhan çaji të mbushur plot, në Kazakistan

Mos u fyej nëse i zoti i shtëpisë kazak të ofron një filxhani çaji të mbushur përgjysmë. Nëse filxhani është i mbushur plot, kjo është shenjë që tregon se ai do që të ikësh.

15. Mos e përdor kriporen në Egjipt

Tregohu i kujdesshëm edhe me kripën e piperin. Në Egjipt, të përdorësh kriporen është fyerje për kuzhinierin, ndërsa në Azerbajxhan, të derdhësh pa dashje kripën tregon se së shpejti do të fillojë grindja. Përgatitja Në fillim, vini majanë në qumësht, së bashku me sheqerin, derisa të veprojë (për nja 10 minuta). Pastaj, hedhim gjithë përbërësit bashkë, formojmë brumin dhe e lëmë të vijë për afro 2 orë. I japim formën që duam (në një tepsi), e lëmë të vijë prapë për afro 20 minuta, e lyejmë sipër me të bardhë veze për t’i dhënë shkëlqim dhe më pas, e vëmë të piqet në furrë, në temperaturë 180 gradë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.