Cilat janë risitë që na ofron Windows 10?

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Mikrosofti ka debutuar në tregun e teknologjisë që mbahet në trup, duke shpikur një byzylyk të teknologjisë së lartë, që u shërben atyre që bëjnë fizkulturë. Kjo pajisje quhet Microsoft Band dhe për momentin, është e disponueshme vetëm në SHBA, me çmim 199 euro.

Kjo pajisje do të monitorojë 24 orë shëndetin e pronarit të saj. Ajo jep të dhëna për kaloritë e djegura, rrahjet e zemrës dhe orët e gjumit, në mënyrë që pronari i saj të japë maksimumin në sport.

Byzylyku përbëhet nga një material plastik termal elastomer, që rregullohet sipas perimetrit të kyçit të dorës. Ai përmban edhe një GPS që tregon distancën që përshkon ai që bën vrap, si edhe ritmin e rrugën që ka bërë. Ai është i lidhur me celularin me Bluetooth. Pronari i tij mund të përcaktojë se çfarë të dhënash kërkon të ketë në kyçin e dorës, të cilat mund të sinkronizohen me celularin. Pajisja ka më shumë sensorë se çdo byzylyk tjetër i këtij lloji i krijuar deri më sot, ndër të tjera, sensorë për dritën e mjedisit, për temperaturën e trupit, për rrzet UV, etj. Kjo pajisje numëron kaloritë që ti djeg çdo ditë. Kështu, mund të bësh një bilanc ditor apo javor dhe të përcaktosh objektiva. Bateria e tij zgjat 48 orë, nëse përdoret normalisht. Gjithashtu, në të mund të kesh lidhje me Facebook-un dhe email-in. Me një fjalë, kjo pajisje, për momentin, është më e përparuara në llojin e saj.

Kanë kaluar pak ditë qëkur Microsoft lajmëroi për daljen e pasardhësit të Windows 8, Windows 10, i cili do të dalë në treg në vitin që vjen. Por përse është kapërcyer Windows 9-a për të kaluar drejtpërdrejt te 10-a? Edhe numri 10 është i dyshimtë, pasi sipas përllogaritjeve tona, ekzistojnë të paktën 13 versone të ndryshme të Windows, duke përjashtuar këtu upgrade, edicionet speciale, versionet Home dhe Professional, etj. Disa prej tyre, nuk ishin aq të paharrueshme sa thuhej, ndërsa të tjerat, do të donim t’i harronim!

Dalja në treg e Windows 10 tregon se Microsoft ka mësuar nga gabimet e Windows 8 dhe e ka drejtuar objektivin e vet te përdoruesit që preferojnë tastierën me prekje (touch screen). Ndërveprimi i stilit tablet që ka ngatërruar për mjaft kohë fansat e Windows, tani u është rezervuar pothuajse ekskluzivisht pajisjeve me touch screen. Butoni Start është rikthyer në vendin që Bill Gejt kishte caktuar për të para shumë vjetësh. Tani, sfida më e madhe për Microsoftin është që përdoruesit të kalojnë në këtë version të ri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.