Lëshohet anija e parë kozmike e Marsit

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

NASA ka lëshuar me sukses anijen kozmike Orion, me përpjekjen e dytë, pasi erërat e forta dhe problemet e detyruan të vononte lëshimin e saj. Anija pa ekuipazh do të bëjë një udhëtim prej katër orësh për të testuar sisteme të rëndësishme, si mburoja kundër nxehtësisë dhe hapja e parashutës, pasi një ditë ajo mund të mbajë ekuipazh dhe mund të shkojë te një asterioid, në Hënë apo Mars. Ky është lëshimi i parë pas më shumë se 40 vjetësh, i një anijeje kozmike amerikane që ka për qëllim të transportojë njerëz përtej Hënës.

Orioni është lëshuar në orën 7.00 të mëngjesit, me orën amerikane të ditës së premte nga Kejp Kanaveral, në Florida.

Disa të dhëna për anijen kozmike Orion

Anija me 24 kate u ngrit lart si shigjetë mbi OqeaninAtlantik, duke shpuar retë, ndërkohë që u drejtua në orbitë. Rrugët anash vendit të lëshimit ishin të bllokuara nga makinat me njerëz që donin të shihnin evenimentin. “Mendoj se është një ditë e madhe për botën, për njerëzit që e njohin dhe e duan hapësirën”, tha administratori i NASA-s, Çarls Bolden, para lëshimit. “Ka gjëra që mund të mos shkojnë si duhet, por ato që shkojnë, tregojnë se kemi evituar edhe një rrezik tjetër me këtë anije”. Orioni do të fluturojë në orbitë rrotull botës dy herë në fluturimin e tij inagurues dhe do të arrijë lartësinë 5800 km, më larg se çdo anije tjetër e ndërtuar për njerëzit që prej misionit Apollo në Hënë. Anija më pas do të zhytet në ujërat e San Diegos, Kalifornisë, për t’u rikuperuar më pas nga marina amerikane. Sensorët brenda në kapsulë do t’i tregojnë NASA-s nëse temperatura brenda ishte e duhura për ekuipazhin potencial, ndërkohë që anija nga jashtë do të arrijë temperaturën 2200 gradë Celcius gjatë kthimit në atmosferën e Tokës me një shpejtësi prej 32 000km/orë. Anija përmban pajisje që kushtojnë 370 milionë $.

NASA ka harxhuar 9.1 miliardë $ për këtë anije, që është parashikuar të mbajë ekuipazh. Një fluturim tjetër testues do të bëhet në vitin 2018. Fluturimi i parë testues me njerëz është parashikuar në vitin 2021, ndërkohë që kostoja totale parashikohet të arrijë 19-22 miliarde $. Një udhëtim në Mars, mund të bëhet në vitin 2030. Mikrosofti nxjerr në treg byzylykun e teknologjisë së lartë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.