3. Palltoja me prerje burrash

Intervista - - ESTETIKE -

Palltoja me prerje burrash është bërë prej kohësh një nga veshjet e domosdoshme të fashionistave në dimër. Sigurisht, ajo nuk ka munguar edhe në sfilatat e modës vjeshtë-dimër 2014-2015, pasi stili i saj androgjen i jep një tjetër bukuri ecjes dhe qëndrimit së gruas.

Ajo duhet zgjedhur e gjatë, apo treçerekëshe (kurrë e shkurtër) dhe zakonisht, kombinohet me një këmishë të bukur, të mbërthyer deri lart. Megjithatë, këtë stinë kombinohet edhe me një bluzë golf, gjë që riekuilibron siluetën, duke fshehur pak supet. Përsa u përket aksesorëve, gjithçka është e lejuar! Atlete me ngjyrë të ndezur, pantallona treçerekëshe, apo fustan seksi, nëse doni të krijoni një pamje të bukur, ku mashkullorja kombinohet me femëroren.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.