Na martoi gazeta “Intervista”!

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Përshëndetje redaksi e gazetës “Intervista”. Ju keni qenë gazeta që më ka ndjekur në adoleshencë, bile që në fëmijëri e deri më sot. Për këtë arsye po ju shkruaj sot, sepse dua në radhë të parë t’ju falënderoj për atë që keni bërë për mua…

Në fakt, kur ju kam shkruar për herë të parë, unë isha beqare. Kur isha vetëm 16 vjeçe, unë u lidha me një djalë në lagjen time, që në fakt, me sa kuptova më vonë, kishte dashur vetëm të më fuste në krevat dhe asgjë tjetër. Ai më premtoi gjithçka, dashuri, familje e fëmijë, gjëra për të cilat ne femrat vdesim, ama pasi më futi në krevat, u zhduk si me magji... E kërkoja dhe nuk më dilte në telefonin e shtëpisë. Edhe kur më dilte, më thoshte se kishte punë dhe se nuk kishte mundësi të më takonte e gjëra të tilla. Për shumë kohë, kam kaluar një vuajtje ferri, që nuk ia uroj askujt. Kështjella prej kristali që kisha ndërtuar, e ndihmuar nga mashtrimet e tij, u shemb e u bë copash. Në familje më vinin shumë njerëz që më kërkonin për nuse, sepse isha vajzë e bukur dhe familja ime ishte me emër në qytetin tonë, por ç’e do që unë nuk mund të pranoja, edhe nëse ndonjëri nga ata djem që më kërkonin më pëlqente. Si do t’u thoja se nuk isha e virgjër?!

Se, ka një gjë... kur e takon vetë një djalë, mund edhe t’ia thuash këtë gjë e punë për të nëse i jep rëndësi apo jo, po kur vijnë të të kërkojnë në familje, do të thotë se e para gjë që ata presn nga vajza që duan për nuese, është virgjëria, që unë e kisha humbur si e papjekur që isha, për një budallallëk.

Kështu, ngela beqare në shtëpinë e prindërve të mi, që nuk e merrnin vesh se pse unë thoja “jo” për këdo që më kërkonte në derë. Herë nxirrja një justifikim e herë një tjetër për të mos i takuar djemtë që më kërkonin, që në fund, të mos më ngelej faji mua. Pak nga pak u bëra mjeshtre e refuzimit, ndërsa nga ana tjetër, edhe kërkesat nisën të pakësoheshin. Më vjen shumë keq për veten time kur e kujtoj atë kohë, sepse në të vërtetë po digjesha nga dëshira për të patur një njeri të mirë në krah dhe për t’i dhënë fund asaj vetmie që më kishte kapluar në shtëpinë e babait...

Në këtë periudhë shumë të vështirë për mua, jam afruar shumë me gazetën tuaj. Them “afruar” sepse për mua, e shtuna ka qenë dita më e bukur e javës dhe gazeta, si një i afërm që do ta takoja pikërisht atë ditë. Merrja gazetën dhe e përpija të tërën, nga fillimi në fund, pak për të shuar vetminë, pak për të mësuar gjëra të reja, pak për të harruar dhimbjen time, sidomos kur lexoja historitë nga jeta dhe kuptoja se në këtë botë, unë nuk isha e vetmja që vuaja, se kishte të tjerë që kishin halle akoma më të mëdha. Por, siç ju thashë, unë lexoja gjithçka, kështu që nuk mund të lija pa lexuar edhe njoftimet, në rubrikën “Djemtë kërkojnë vajza”. Shumë herë kishte njoftime që më pëlqenin dhe që doja t’i kontaktoja, por nuk e merrja dot guximin se shumë herë mendoja se këto mund të ishin thjesht mashtrime. Mendoja me vete: “Mua më mashtroi një djalë prej mishi e gjaku, që e kisha përballë dhe e njihja, si të mos më mashtrojë dikush që as e di se kush është dhe që ndoshta është krejt ndryshe nga ç’shfaqet në gazetë?”.

Ja që për çudinë time, fati im kishte qenë i shkruar pikërisht në faqet tuaja... Në atë kohë sapo kishin nisur të dilnin celularët dhe mua më kishte sjellë një të tillë, motra që e kisha në Itali. Në fakt, ajo e kishte sjellë në shtëpi që të komunikonte me ne, por mami e babi nuk dinin ta përdornin, kurse vëllai ishte akoma i vogël, kështu që celularin e mbaja gjithmonë unë. Në një të shtunë, ndërsa lexoja gazetën, më mbeti mendja te njoftimi i një djali që thoshte kështu (e mbaj mend ende atë njoftim): “Në jetë më ka ndodhur një fatkeqësi, që më ka lënë vetëm, edhe pse...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.