Mos më quani prostitutë!

Intervista - - RREFIME MEKATARESH -

U vesha me një fustan të kadifenjtë dhe me një palë çizme të bukura të zeza. Kur u futa brenda të gjithë ata të klasës sime u habitën e nisën të më bënin komplimente.

Në një moment, kur Goni iku jashtë me të dashurin e Manuelës, vajzat e klasës nga xhelozia filluan të më thonin batuta të ndryshme me ironi që unë të ndihesha keq. Njëra m’u afrua dhe më tha: “Hë mi, e paske kap veten?!” Mua sa s’më vinte ta kapja prej flokësh, se e di shumë mirë që e kanë nga zilia, sepse ajo vajza që më tha kështu e pëlqen për vete Gonin. Më kishte thënë Manuela që ajo vdiste për të, madje atë ditë në festë ajo i kishte kërkuar Gonit të kërcente në një moment që unë vajta në tualet, por ai nuk kishte pranuar.

Pasi mbaroi festa dhe ika në sh- tëpi, po mendoja për lidhjen time. Atij njeriu i kam dhuruar edhe virgjërinë, por nuk ndiej dashuri për të. Nuk dua të mendoj se ajo që dua unë janë vetëm paratë e tij, edhe pse këto të fundit më kanë bërë shumë të lumtur. Unë nuk e ndiej më veten inferiore ndaj shoqeve të mia dhe mund të plotësoj të gjitha dëshirat që kam. Ndonjëherë ndihem e shfrytëzuar, sepse pasi kryejmë marrëdhënie seksu- ale ai më jep lekë dhe më thotë:

“Bli shpirti im çfarë të të dojë zemra, vetëm ti mos m’u mërzit!”

Momenti kur ia marr paratë nga dora më bën të ndihem keq. Nuk kam ç’të bëj tjetër!

Ndonjëherë ndihem në faj sepse kur ai më thotë që më do, unë i përgjigjem: “edhe unë”, por brenda vetes e di që po e gënjej dhe më vjen keq edhe për të, pasi s’po i tregoj të vërtetën. Mbase me kalimin e kohës do të ndiej diçka për të, mbase tani është vetëm fillimi dhe nuk kam pse ta sforcoj veten time me pyetje dhe akuza të tilla.

Do të doja shumë që këtë lidhje të mos e merrte vesh vëllai se do të bëhej shumë keq dhe do të më thoshte “Pse për kë po punoj unë, që ti të shoqërohesh me njerëz të tillë për interes?”. Do kisha shumë frikë nga paragjykimi i tij, edhe pse ndonjëherë mendoj se ai do të mendonte për mua thjesht atë që është e vërtetë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.