Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Pa zinxhirë

Biseda tavolinash

Dëgjoj biseda mes të rinjsh Këtë vajzë e dua me zemër Por një tjetre nuk ia ndan sytë Një tjeter i pëlqen se është seksi Por e ka edhe për shoqërinë Këtë e dua për argëtim Atë tjetrën e do për shtëpinë Tjetra ka babain biznesmen I rren mendja t’i bleje makinë As e vret mendjen për naiven Që nuk ia kupton djallëzinë Sa shumë halle kanë... Ngatërruar keq me llogarinë Them me vete, sa me fat jam Qe jetova dashurinë...

Tek prek një dorë

Të dashur lexues! Nuk të kam lidhur me zinxhir Mund të ikësh kur të duash Por gjithmonë mendohu mirë Prapë njësoj do të më vuash… Kur të kthehesh i penduar Ndoshta më nuk do më gjesh Koha jonë ka ikur, ka shkuar Afër vetes s’do t’më kesh… Dhe pastaj do qash me zë Unë e di se të njoh mirë Do kërkosh ti prapë atë Që zemrën ta lidhi me zinxhirë…

Tre dolli, të kësaj nate!

Do ngre dolli për dashurinë për çastet e bukura që jetuam, Do t’i flas natës për lumturinë dhe pse ajo mbeti; kohë e shkuar! Për tradhtinë do ngre dolli do ta uroj për gjithë fitoret, Gëzuar do bëj edhe për ty; - ta gëzoni, çmimin që morët! Dolli do ngre sonte për jetën e për gjithë kujtimet e kësaj date, Pastaj, fort do qesh me veten; për tre dolli… Të kësaj nate! Nuk ka më bukur në këtë botë tek mban shtrënguar një dorë të ngrohtë! Çdo ndjesi kalon ndër duar ..miqësi, shoqëri, lumturi, dashuri ..me prekjen e duarve, ndjesitë ke transmetuar... Nuk ka më bukur në këtë botë ..tek prek një dorë e të mban fort!

Henrieta Pareshi

Bledi Ylli

Miltiadh Davidhi Vijnë kujtimet porsi era Zjarrin ndezin prapë në shpirt E merr ngjyra si pranvera Ajo bojë e tij e hirtë… Do të djegë, por sa do t’djegë Për sa ditë zemrën do t’ngroh Do t’vijë ora hi do të mbesë Do t’vijë ora, thjesht do kohë… Më pas do t’fryjë kujtimi yt. Mbi dashurinë e mbetur hi Ndoshta rrjedhin lot nga sytë Zemra s’ngrohet përsëri… Ja përse u bëmë të huaj Fjalët s’kanë dhe shumë rënd’si Në fund të fundit shpirti vuan “Vazhdon jeta, gjithsesi”…

Sytë blu

Më mbaj në krahët e tu Në kët’ botë të padrejtë mos më braktis Jam rritur në shpirtin tënd Me aromën e dashurisë Dhe qiellin e gjeja në sytë blu Gjithmonë kur në jetë binte shi Më mbaj zemër në krahët e tu Të kem në shpirt dashuri.

Do Doja...

Do doja të ecja pranë teje të flisja, të flisja shumë gjatë Do doja të mos kish largësi një pritje pse duhet të zgjasë Do doja aromën e trupit ta ndjeja dhe ëmbël ta shijoja Të puthja unë buzën e nxehtë T’i shkrija ndjenjat do doja... Do mundja të vdisja pranë teje në paqe me ty veç të isha Do dhuroja gjithçka nga vetvetja po vetëm këtë mall e dhimbje të mos kisha.

Ina Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.