A bashkohen periudhat kontributive të Italisë dhe Shqipërisë?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Jam H. Isufaj, emigrante me banim në Firence, e datëlindjes 16.5.1957. Në Itali jetoj që nga viti 1997, me leje qendrimi të rregullt. Punoj në një restorant me sigurime shoqërore, ku kam gjithsej 7 vite me kontribute. Në Shqipëri kam 19 vite kontribute. Interesimi im është: A përfitoj pension nga ligji italian? A ka mundësi të bashkohen 2 periudhat deri kur të plotësoj moshën e pensionit? Kam dëgjuar se po shtohet mosha e pensionit në Shqipëri për gratë. Në çfarë viti kam të drejtë të dal në pension? Faleminderit.

- E nderuar letërshkruese, duke patur në konsideratë legjislacionin italian për të përfituar pension pleqërie është e domosdoshme një vjetërsi kontributive prej 20 vitesh, por kontribut- pagues që janë regjistruar dhe kanë paguar kontribute për sig- urimet shoqërore mbas vitit 1996, grup në të cilin bëni pjesë edhe ju, mund të përfitojnë pension edhe me 5 vite kontribute, por kur të plotësoni moshën 70 vjeçe.

- Në nenin 16 të ligjit nr. 104/ 2014, që ndryshon nenin 31 të ligjit nr. 7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përfshihen në kushte për pension; “Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji”.

Përderisa ju keni 19 vite me kontribute me sigurime shoqërore, përfitoni pension sipas legjislacionit shqiptar, bazuar në vjetërsinë kontributive dhe në pagesat që keni patur sipas pozicioneve të punës.

Bazuar në nenin 43 të ligjit 104/ 2014, që ndryshon nenin 92 të ligjit nr. 7703 datë 11.05.1993, të ndryshuar, do të plotësoni moshën për pension më datë 15.11.2017, duke patur në konsideratë që duke filluar nga 1.1.2015, për moshën e daljes në pension për gratë, shtohen 2 muaj në çdo vit. Përsa i përket bashkimit të dy periudhave kontributive, në Itali dhe Shqipëri, ende nuk ka një marrëveshje dypalëshe qeveritare për bashkimin e tyre dhe e kemi të pamundur për të parashikuar se kur mund të ndodhë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.