UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Nga unë Flamur Bërdëllima, urime për ju:

- Rikthimi i monumentit të “5 heronjve të Vigut” dhe vendosja e tyre, në rreth- rrotullimin Shkodër- Mali i Zi, na gëzoi të gjithëve. Kontribut të veçantë ka për këtë prefekti i Shkodrës, z. Paulin Radovani, që pagoi edhe nga xhepi i tij për rikthimin e heronjve në qytetin e tyre. Të uroj fort nga zemra, miku im i shtrenjtë, Paulin Radovani.

- Përveç edukatës model, profesionalizmit si inxhinier, dashurisë për sportin, ti edhe shpirtin e ke flori, si thotë fjala, i dashur Ilir Trebicka. Dhe pas fjalës “flori”, nuk ka komente. Të përqafoj fort, shoku im i fëmijërisë në shkollën “11 Janari”.

- Kaloi si pa u vënë re, po jo për mua që i njoh. Të uroj nga zemra miku im Avni Ponari, që në krye të “Sigal”-it tani ofron shërbime edhe për familjet e minatorëve të dëmtuar në punë. Një vizion dhe humanizëm i madh. Të përqafoj fort, ty, që të dua si vëlla!

- Gati nuk m’u besua, por ti thua gjithmonë të vërtetën, i dashur: Kështu, deputeti Roland Keta (domethënë ti) që është edhe mjek kardiolog, përveç detyrës politike, shkon edhe në Q.S.U.T, në repartin e Kardiologjisë, 2–3 herë në javë dhe u bashkohet kolegëve atje. Si mjek! Me përvojë të re, po ruan freskinë e zanatit! Kjo, mua si gazetar, më kënaq. Si shok, të them: Të përqafoj fort, i dashur Landi.

- E di që është një njeri publik, dhe... kaq! Quhet Olta Gixhiari! Për nder, mua realizimi i asaj reklame ku ajo hipen mbi kalë dhe kumton tekstin e një reklame, më bën të qesh fort nga gëzimi. Gëzimi për një art të goditur. Urime Olta, kudo që të jesh!

- Ndjek në media, pothuajse çdo gjë që ka të bëjë me Lezhën, i dashur miku im, Viktor Tusha. Kështu, edhe aksionin për pastrimin e mjediseve rreth kalasë. Ka një ndërgjegjësim shumë pozitiv, edhe të Rinisë, për peshën historike, turistike, po edhe antropologjike (do thosha), që ka Lezha. Në kontributin e të gjithëve, i pandarë është edhe yti, si kryetar bashkie, i dashur Vik-

Për ndjenjen, njeriu bën habira, ndaj këtë mesazh ia drejtoj vajzës me të cilën u ndamë sy më sy te taksia e verdhë, ku hipi e iku. Më ke lënë në mendime. Të lutem, më jep një shenjë jete. Përmet. Cel. 0665820909.

Sa shumë mall... sa dëshpërim... sa vuajtje... sa shumë dashuri ndjej për ty sonte... Në këtë natë, i dashuri im... Sonte ëndrrat dhe kujtimet për ty i kam këtu grumbulluar në shpirtin tim, në zemrën time të përlotur. Më beso ndihem e vetme në këtë botë të madhe e humbur si një e huaj, ku në errësirën e harruar dhe e hidhur në një qoshe pa skaj. Mes ëndrrash që dikur i pata, që jeta m’i ka afruar njëherë kur isha me ty, e ndjej vetën të dëshiruar për pak çaste, e për pak ngrotësi, e për shumë dashuri, tani në zemrën time mbretëron acari që më ngriu zemrën, e bëri akull! B.

Sonte shoh një dorë që s’më bindet, shoh dy sy që të kërkojnë, i dashuri im dhe ndjej një zemër që ndoshta s’më përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo të thotë të duash dikend në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm. Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më keqë kur e di që s’të përket aspak. E ç’rëndësi ka për mua, veç ekzistencës tënde. Vetëm njëherë të jem me ty të qëndroja një minutë, atëherë e kisha lutur Zotin që të vjenë dhe le të më merr në atë botën tjetër, sepse asaj bote i takoj pa ty!!! Tilda.

Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve përpilitem dhe ndjej shtërngimin në zemër, lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomës sime, atëherë lotët teren nga ngrohtësia e rrezeve mbi fytyrën time. Fytyra jote trazon çdo gjë në shpirtin tim, më ngacmon fantazinë.

Ngado që po i hedhi sytë më duket se të shoh, shoh atë buzëqeshjen tënde magjepëse ato buzë të ëmbla, ata sy të shkruar. Ngado që e hedh dorën të përfytyroj se të prek. I prek ato flokët e tua, atë trup të bukur mendoj se jam e ulur mbi prehrin tënd dhe ngadalë më perkëdhel.

E nis këtë letër me fjalët të dua, jam i lumtur jam me ty jemi te lumtur te dy o shpirt. Të dua po te them prap sepse me te vertet te dua shumë, si gjithomon, me duket sikur jetoj ne qiellin e kalter ku gjithkund shkruhet emri jot Greta, gjithandej pasqyrohet bukuria jote. Se ke iden sa me mungon sa me mer malli dua te flas me ty cdo caste cdo sekonte dua te jem me ty sepse pa ty kjo jet me duket shum e kot, dua të të marr ne krahet e mi me puthje te te tregoj sa shum te dua, shkrihem, tretem, tërbohem per ledhatimet e tua per nje fjal te embel per buzeqeshjen tende. Dua te haroj gjithcka te te mbuloj me lekuren e dashuris time qe ketu e tutje ti te jesh lumturia ime, bashke te shohim parajsen e pafund te dashuris ti te jesh gjithmon e lumtur. Sytë e tua te jenë te mbushur me gezim buzeqeshja jote te mbaj pergjithmonë emrin tim, unë ta gatuaj jeten tende me gezim dhe ta mbush gjirin tend me ngrohtesi ti fal zemres tende ate dashuri qe i ka munguar deri me sot jetes tende bukuroshe. Sa shume mall, sa deshperim, sa vuajtje, sa shume dashuri ndjej per ty tor. Urime nga zemra!

- I thashë edhe Genci Luarasit: Ti, Iris Luarasi, më ngroh, më rinon, më bën të gjej veten në ato që thua. Për fat, mbulon një fashë të gjerë problemesh. Kurse për bukuri... për sytë... e di, jam i vonuar dhe them vetëm gjëra të thëna më parë, nga të tjerët. Po secili, ndihet mirë (ose keq) për vete. Të përqafoj fort dhe suksese me Doktoraturën.

- Njëri quhet Loni dhe është nga Pogradeci. Tjetri quhet Qazim. Është nga Kruja. I treti Mezan Malaja, nga Vlora! Kurse Sazanin, ambientalistin, e njohin të gjithë. I dua fort, të sipërpërmendurit, sepse bëjnë çdo ditë stërvitje nga Liqeni i Tiranës, jo fizkulturë, 10-15 minuta, por stërvitje 1.5-2 orë. Ju lumtë, për nder! Në fakt, do uroja edhe veten...

- Keti, Spanja, qenushi i bukur, i bardhë që mban në krahë... Kjo gjë e ëmbël, që ma heq trurin, kur shkon në Spanjë. Dhe... pastaj, ma bie prapë, në vend, kur më qeras me cigare. Duhet ta shihni, që të kuptoni se dalldia ime është me vend!

- Kam patur një gjendje shumë të rënduar tensioni të lartë, po përveç Ornelës, më është gjendur pranë edhe Ina, të dyja farmaciste të Farmaci “Ina”. Kot, nuk thonë: Mos të lëntë Zoti, pa... farmaci në lagje... (humor pozitiv). I uroj fort të dyja!

- Sokol! E vlerësoj fort fisnikërinë tënde. Çun tepelene! Të uroj gjithë të mirat, në menaxhimin e “Harli-espresso” (dega Tiranë), ty, i dashur Sokol Duka!

- Për mua nuk qe surprizë, por kënaqësi, zgjedhja jote si nënkryetar i PD-së, miku im i vjetër Edmond Spaho. Gjithnjë i shtruar, logjik, vizionar, sidomos në analizat ekonomike. Të uroj fort nga zemra.

- Kongresi të rizgjodhi, i dashur Kolë Nikolli në krye të KSSh- së. Sfida të mëdha kemi përpara, shumë komplekse. Të uroj, t’ia dalësh bashkë me kolegët e sindikatave, ku veçoj Taf Kolecin, si sindikata më e rëndësishme. Urime nga zemra!

- M’u duk shumë e gjetur ideja jote, i nderuari Ylli Ndroqi, ideja që të qenit Konsull Nderi, të kthehet edhe në një veprim ndikues për ekonominë e Shqipërisë. Të uroj fort, nga zemra, për vizionet që ke! sonte, ne kete nate e dashur. Sonte, endrrat dhe kujtimet kur flisnim bashkë pa pushim edhe ne supermarket kur shkoje me mua në telefon flisje, me kujtohen te gjitha i kam ketu grumbulluar ne shpirtin tim ne zemren time te perlotur. Me beso, ndihem i vetem ne kete bote te madhe i humbur si nje i huaj, ne erresiren i harruar dhe i hidhur ne nje qoshe pa skaj.

Të të them qe te dua me duket pak, dikush duhet te shpikë fjale te reja per te percaktuar ndjenjat e mia te lidhura me ty, qe me bejne te kem nevoje per ty çdo sekondë. Të them qe te dua, por ti tani e di, ndoshta ngaqe e them shpesh kjo fjale mund te zbehet por, çdo here qe ta them është sepse dashuria ime per ty rritet. Dua që ta dish, nuk të dua ne te shkuaren, nuk të dua në të tashmen, as ne ardhmen, është nje dashuri pa kohë, gjithashtu nuk ka distanca, është thjeshte nje dashuri e paster, e mbushur me iluzione, me premtime qe nuk duan te permbushen sepse u permbushen te gjitha ne momentin qe të takova. Evisa.

Te dua, si dy fjale qe formojne nje buzeqeshje ne buzet e tua. Te te duash ty ne realitet është nje çmim, nuk e di ne te meritoj por une luftoj qe te te meritoj, është nje çmim, nje dhurate qe çdo person do kishte fat po ta harronte, por qe e kam vetem unë. Tania.

Vallë ç’t’i bëj tani shpirtit që të do pranë dhe s’të ka? Oh... Zot, si nuk erdhe të ma marrësh këtë shpirt që të mos vuaj më? Ç’t’i bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti që je e vetmja rrënjë e mbijetesës së saj! Ç’t’u bëj syve që ndjejnë mall e duan të të shohin dhe derdhin vetëm lot pa ndalë! Ç’t’i bëj vetes sime që është dashuruar marrëzisht pas teje? Jam unë që të thërras me zë te shurdhër dhe vuaj brenda vetës këtë dashuri. TË DUA me shpirt.

E dashuruar si sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe nëse kam lënë diçka te ti, një ndjenjë të vogël dashurie apo respekti, të lutem mbroje, mos e fshi nga kujtesa jote! Unë do të dua deri në përjetësi vetëm ty dhe këtë fjalë do ta mbyll brenda në shpirtin tim dhe kurrë s’do ta tradhtoj veten time. Nëse do të më marrë malli për ty, do ta gjej, ta shuaj në skutat e kujtimeve të mia që i ruaj të pastra. Ty, për ty dhe vetëm ty! Denit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.