Në kujtim të Cia Mandros

Intervista - - POSTA -

Në një shtëpi 2 katëshe te familja e Jani Mandros në lagjen Muradije, sot Hajro Cakerri te Sheshi i Flamurit pranë Xhamisë së Kuqe, lindi veterania e luftës N.C.L. Aespasi Mandro apo siç e njeh gjithë Vlora, Cia Mandro. Në moshë shumë të re i vdes e ëma nga një sëmundje e rëndë dhe lë dy fëmijë, Aspasinë (Cia) dhe Dhimitër Mandron. Cien dhe vëllanë e saj, lëvizja antifashiste i gjeti në moshë të re, por ata bëhen pjesë e lëvizjes. Gjatë lëvizjes anti-fashiste, vëlla e motër janë aktivistë dhe inkuadrohen në Brigadën e Pestë. Gjatë luftës, cilësohen për guxim dhe trimëri. Mbas mbarimit të luftës, Cia punon në Komitetin Qendror anti-fashist në Tiranë. Më vonë mbaron Fakultetin e Drejtësisë dhe punon në shumë qytete. Cia stabilizohet në qytetin e Vlorës, ku punon në kolektivin e avokatëve dhe më vonë, si krye sekretare në Gjykatën e Vlorës ku mbyll dhe karrierën e saj. Cia respektohet nga të gjithë, dallohet për korrektësi dhe saktësi si në punë dhe ishte e dashur dhe e respektuar. Nga martesa e saj, ajo lindi një djalë, Ilir Mandron, i cili vazhdoi studimet e larta dhe sot mban titullin profesor në fushën e ekspertizmit të kriminalistikës. Për nder të së ëmës, ai i ka vënë emrin vajzës së tij Cia. Nga një goditje në zemër ndërroi jetë në Tiranë në shtëpinë e të birit. Familja humbi njeriun më të dashur, të afërmit dhe shoqëria humbën njeriun më të dashur dhe të respektuar. Cia, megjithëse ka kaluar një kohë e gjatë, kujtohet nga familja, nga të afërmit dhe shoqëria, me respekt dhe dashuri sepse e meriton atë. Anesti Caushi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.