HOROSKOPI 2015-LUANI

Intervista - - HOROSKOPI -

Dashuria: Qofshit beqarë, apo në çift, ka ardhur momenti të komunikoni dhe të shkëmbeni me njëritjetrin gjëra pozitive. Nëse jeni në çift, partneri/ja juaj do të ndjehet i/e kënaqur nëse do të bëni projekte të përbashkëta. Kështu, do të ndjeni be- sim të plotë për t’iu hapur tjetrit dhe për të shfaqur hapur gjithë emocionet tuaja pa pengesa. Nga këto diskutime do të dalë në pah karakteri juaj pak egocentrik. Ju takon juve të manovroni për të mos rifilluar zakonet e këqija... Për beqarët, horoskopi i dashurisë paralajmëron takime të bukura, që mund të përfundojnë me ndonjë flirt, apo lidhje të shkurtër, sidomos në periudhën e verës. Shijojeni jetën në maksimum këtë vit.

Puna, paratë: Fillimi i vitit do të jetë paksa kaotik, zgjedhjet e këqija që keni bërë gjatë këtij viti do të pasqyrohen medoemos në muajt e parë të 2015-s. Megjithatë, dëshira juaj për t’ia dalë mbanë dhe për të kapërcyer vështirësitë do të ngrejë krye aty nga mesi i vitit. Nevoja për të rrezatuar, e cila ju kishte lënë këto kohërat e fundit, do të rikthehet me forcë nëpërmjet projekteve të reja që në fillim të vitit; i vetmi problem është të gjeni burimet e duhura. Duke punuar me përqendrim, rezultatet do të bëhen të dukshme nga fundi i vitit, për t’u konkretizuar në 2016-n. Fusha juaj e përzgjedhur do të jetë tregtia dhe gjithçka që ka lidhje me marrëdhëniet me publikun. Mos shpenzoni shumë për bukurinë, sepse kjo mund të ndikojë negativisht te financat tuaja.

Shëndeti: Do të keni një ulje morali dhe energjie në fillim të 2015s. Do të duhet të motivoheni për të dalë nga shtëpia dhe nga rutina e përditshme. Ka ardhur koha të kujdeseni pak për veten, të bëni kujdes në atë që hani, të bëni pak fizkulturë dhe të forconi lidhjet me miqtë tuaj, sepse nga kjo varet shëndeti juaj psikik. Eliminoni helmet, për të qenë në formë.

Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e parë: Do të bëni përpara ngadalë në projektet tuaja. Për disa, të ardhurat do të përmirësohen dukshëm në fund të vitit.

Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë: Periudhë e bukur për të bërë përpara në aktivitetin tuaj, për të lëvizur, udhëtuar, zgjeruar horizontet dhe shijuar jetën.

Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë: Cilado mosha apo situata juaj, pjesa e dytë e vitit do të jetë më e favorshme.

VIP-a të lindur në shenjën e Luanit:

Madona, Sandra Bullok, Xhenifer Lopez, Kim Katrall, Halle Berri, Sharlizë Teron, Arnold Shvarceneger, Mila Kunis, Kris Hemsuorth, Ben Aflek, Erik Bana, Barak Obama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.