CILËT NUK INTERVISTUAM DOT KËTË JAVË?

Intervista - - AKTUALITET - Nga Artan KRISTO

EDI RAMA

Nuk e takuam dot as këtë javë kryeministrin tonë, Edi Rama. Deshëm të na sqaronte pak këtë problemin e punësimit sepse nga fjala e tij 21 minutëshe në Parlament të enjten, nuk morëm vesh pothuajse asgjë. Dha shumë shifra, që, sipas tij, tregonin hapjen e fronteve të reja të punës, por për çudinë tonë, të gjitha ato ishin shifra relative, në përqindje, që tregonin rritjen në krahasim me tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Pse nuk dha asnjë shifër të saktë kryeministri se sa vende pune ishin hapur dhe në ç‘sektorë ishin hapur ato?! Pse nuk përmendi ndonjë investim që kishte punësuar, të zëmë 500, 1000 a 2000 punë-

RAMIZ ALIA

Zonjën Jozefina Topalli e gjetëm duke vrapuar mes gjelbërimit në Velipojë, ku ka edhe njërën nga vilat e saj. E veshur me tuta sportive e me atlete të bardha të firmës Adidas, dukej si sportiste e “Vllaznisë”...

Kaso Kosa: – Përshëndetje, zonja Topalli! Urime për lukun e ri dhe formën e shkëlqyer që paskeni arritur. Nga larg, ju mendova si ndonjë atlete...

Jozefina Topalli: - Kuku, ku paskam ken mar Kaso! Për mbi pesmbdhet vjet ia paskam dhanë shpirtin dreqit! Jam lodh e sterlodh tu punu natë e ditë për demokracinë. Jam strapacu dhe tash që jam thjesht nji deputete, po ja nij lezetin të qenit në opozitë! Sidomos këto gjashtë muajt e fundit qysh prej kur kanë rrah atë Strazimirin, i kam shfrytzu me u shlodh e me ba pak fizkulture për me fitu atë që kam humb prej viteve ku jam kenë e detyru me u mbyll në parlament.

- Vërtet jeni lodhur shumë?

torë?! E vetmja shifër absolute, pa përqindje, që artikuloi zoti Rama gjatë fjalimit, ishte ajo e të papunëve të moshës 15 -64 vjeç, që ishte gjithsej 219528 persona. Të gjitha shifrat e tjera ishin përqindje. Pse vallë? Mos vallë janë “përzier” pak shifrat? Mos vallë bashkë me të punësuarit, janë edhe ata që më parë punonin në “të zezë” e tani, pas kërcënimit së kryeministrit se do burgoseshin të gjithë ata që punësonin të pasiguruar, punojnë normalisht?! Mos vallë te shifra e të punësuarve që fshihet pas përqindjeve janë shtuar edhe punonjësit e fshatit që më parë nuk futeshin në skemat e sigurimeve shoqërore, si dhe të siguruarit vull-

Sikur të na jepej mundësia, Ramiz Alia do të ishte personi që do t’i vinte pikën mbi “i” shumë thashethemeve, dyshimeve e mëdyshjeve të kësaj jave teksa u përkujtua lëvizja studentore e 8 dhjetorit që solli pluralizmin politik në Shqipëri. Shumë shkruan e thanë se Berishën e çoi të studentët Ramiz Alia, të tjerë thanë se gjithçka e kishte organizuar Sigurimi bashkë me Ramizin etj. Por, ç‘do të thoshte vallë vetë ish-udhëheqësi komunist po të ishte gjallë? Na ndihmuan për të imagjinuar përgjigjen e tij, kujtimet e njërit prej bashkëkohësve e bashkëpunëtorëve të tij, Muharrem Xhafës, që, kur e kishte pyetur disa muaj para ikjes nga kjo jetë, pikërisht për këtë, i kishte thënë: “Udhëheqësit, disa sekrete, i marrin me vete...”

- Mos e pyt mar! Së parit, kisha të bajsha me nji opozit që nuk donte me më kuptu që unë luftojsha për me ja ba qëndrimin në parlament sa më komod, siç pata deklaru se do të bahem avokate e opozitës. Të mos lodheshin me diskutu, të mos futeshin nëpër komisione dhe të mos torturoheshin nëpër aerodromet e Evrops e të botës tu shku me delegacione siç isha e detyru me ba unë që edhe sot... netarë në emigracion? Po të jetë kështu, atëhere të punësuarit dalin pak, shumë pak. Dhe kështu duhet të jetë, se ende nuk po dëgjojmë për asnjë investim të kompanive të mëdha e serioze ndërkombëtare, për asnjë fabrikë apo kantier të madh të hapur. Me katër call center e 2 kapanone fasoni nuk shtohet punësimi... Apo jo, zoti kryeministër?

ERION VELIAJ

Ministrin e Rinisë dhe të Përkrahjes Sociale, Erion Veliaj, nuk mundëm ta takonim dot këtë javë. Zotin Erion deshëm ta pyesnim nëse ajo që tha në takimin ndërkombëtar të të rinjve këtë javë në Tiranë ishte një “lapsus”, e kishte me gjithë mend apo gënjeu për t’i bërë qejfin Ramës që po e dëgjonte? Ai, hapur, para qindra të rinjve, deklaroi se “unë e kam njohur Edi Ramën, jo si kryeministrin e Shqipërisë, por si një artist, si një profesor që organizoi 8 dhjetorin dhe që kishte vizionin për të kuptuar se ai organizim mund ta transformonte Shqipërinë shumë më shumë sesa politikanët e asaj kohe”. E shtrojmë këtë pyetje sepse, e para, në dhjetor të ’90-s Erioni ka qenë vetëm 11 vjeç dhe

- Si dhe pse ndodhi eleminimi juaj dhe i miqve apo, mbështetësve tuaj nga kryesia e re e partisë?

- Nuk kishte si me ndodh ndryshe. Unë kam qenë kundër vendosjes së këtij Bashës në krye të partisë, sepse nuk e kam ndgju kurrë të thotë një fjali të plotë nga ana e vet, por vetëm citon apo kopjon ato të zotit Bërisha! Për asnjë punë apo detyrë në kryesi, apo në forumet e tjera, nuk ka kontribu. Por, ma e keqja asht se edhe në biseda të lira ai nuk din me mendu apo me fol, por vetëm qesh e qesh, thu se i mungojnë buzët si atij Guplenit, apo Guinplenit të atij shkrimtarit anglez, Hygoit. Edhe shumë nga të vjetrit e partisë kështu menojnë, ndaj Basha nuk i futi në asnji forum partie...

- Në fakt, si kryetar, është në të drejtën e tij të zgjedhë një ekip që do ta çojë partinë në fitore të sigurtë që në zgjedhjet e vitit 2015 për pushtetin vendor.

- A vërtet mendoni se ai dhe Partia Demokratike ka me fitu në zgjedhjet lokale? Jo, mor burr, mos t’ju rrej mendja! Basha ka planizu të mos futet fare në zgjedhje lokale, sepse ka frikë që jo vetëm nuk do të jetë fitues, por mund të dalë pa asnjë bashki të fituar. Në Tiranë, as punonjësit e pastrim- gjelbërimit nuk kanë për ta votu se ua ka nxi jetën me detyrimin për të marrë pjesë në çdo takim apo përurim të ndonjë kopshti apo

ATIFETE JAHJAGA

Presidentja kosovare, Atifete Jahjaga, të enjten ka anulluar vizitën e saj në Shqipëri, e cila ishte parashikuar të bëhej më 18 dhjetor. Pse ndodhi kështu vallë? Kishte lidhje ky anullim me vendimin e PD-së që, nën këtë pretekst, të hynte në Parlament vetëm për një seancë dhe të shpëtonte “djegien” e mandateve?! Mos e ka ndjerë vetën “të përdorur” nga politika shqiptare zonja Jahjaga, prandaj vendosi ta shtyjë vizitën? Ja, për këtë deshëm ta pyesnim presidenten kosovare.... Edi Ramën jemi të sigurtë se nuk e ka njohur, as personalisht e as nga mediat, sepse në atë kohë orët që i mbeteshin pas mësimeve i harxhonte duke luajtur me top ose me cingla (këtë lojë duhet ta dijë, meqë pretendon se është i kohës së vjetër). Arsyeja e dytë është se, të gjithë e dimë faktin se më 8 dhjetor 2000, Edi Rama nuk ishte në Tiranë, por jashtë Shqipërie dhe ai nuk është marrë me organizimin e demonstratave të studentëve, edhe pse ka qenë shumë i njohur për disidencën e tij, në Institutin e Lartë të Arteve, siç quhej në atë kohë. (Madje, e vërteta është se shumë të rinj tiranas në atë kohë e dëshiro- nin dhe e mendonin Edi Ramën në krye të lëvizjeve)... E, pra, nëse ka qenë një “lapsus”, mirë është ta përgënjeshtrojë e ia falim, por nëse e ka patur me të vërtetë atë që ka thënë, atëhere nuk mund të rrimë pa i thënë se është shumë shpejt për të imituar Pilo Peristerin që i vishte Enver Hoxhës të gjitha meritat që mundte... (Nëse nuk e di kush është Pilo Peristeri, le të pyesë pleqtë që takon nëpër azile se nga stafi i tij i ministrisë që e ka mbushur plot me rini, nuk besoj ta njohë njeri)...

rrugice që ka bërë si kryetar bashkie.

- Është e vërtetë që Basha, kur ju ka parë te zyrat e SHQUP- it, ju ka thënë: “Çne ti këtu? Iku koha jote!”

- Asht e vërtetë që njikshtu më ka thanë dhe unë i jam përgjegjun: “Unë të paktën e kam patur një kohë, po ti as ke patur e as do të kesh kurrë, sepse je thjesht një kopje e shëmtueme e dikuj tjetër”. Që nga

ajo ditë, jemi armiqsu ma tepër.

- Keni mbi gjashtë muaj që nuk po futeni në Parlament. Do të pranoni të humbisni mandatet?

- Unë dhe shumë nga deputetët e vjetër, jemi të regjur në pulitikë, Kaso, dhe nuk i humbasim aq lehtë mandatet, sepse nuk jemi shkëputur nga parlamenti për shumë kohë. Unë kam qenë nëpër delegacione dhe nëpër komisione. Si unë, edhe shumë të tjerë, jena kenë të angazhu, kështu që vetëm ata që e kanë zbatu me fanatizëm urdhërin e Bashës mos me shku në Parlament, vetëm ata rrezikojnë të humbasin mandatin. Së dyti, nëse Basha nuk lejon me shku në Parlament edhe javën tjetër, ne grupi që Basha nuk na do, jo vetëm do futemi në Parlament, por kemi çuar Mesilën si negociatore për të na pranuar në partinë e çamëve të Shpëtim Idrizit, duke qenë se ajo e ka burrin çam.

- Mendoni se PDIU do të jetë e hapur për ju?

- E kemi menduar edhe këtë variant. Atëhere, ne do t’i bëjmë kërkesë partisë së Bamir Topit, që

LINDITA NIKOLLA

në fund të fundit, është pjesë e Partisë Demokratike. Një sinjal na e dha këto ditë Gazmend Oketa kur tha se Partia Fryma e Re Demokratike i ka dyert e hapura për demokratët e zhgënjyer. Nga përplasja mes ne, gardës së vjetër dhe Bashës, ky ka me dalë i humbur!

– Ju, personalisht, jeni pro hapjes së dosjeve të ish- bashkëpunëtorëve të ish- sigurimit famëkeq të diktaturës?

- Sa po më bani me qesh me këtë thanie se duan me hap dosjet. Si mor u hapkan dosjet kështu, sa hap e mbyll sytë? Së pari, duhen përpunuar strategjitë e hapjes së dosjeve dhe kjo kërkon nja katër apo pesë vjet punë. Së dyti, duhet me pa se a ka me të vërtetë dosje që duhen hapur apo bahet lojë fjalësh. Më sa di unë, dosjet e vërteta të sigurimit të famshëm janë terun e zhdukun që brenda vitit 1997 e në vend të tyne ka vetëm gënjeshtra e falsifikime.

– Nafiz Bezhani ka vërtetuar se jo para 20 vjetësh, por edhe sot ka mbi 5 deputetë të Partise Demokratike që kanë qenë spiunë...

- Unë për vedi nuk e kam besu Bezhanin sepse e kam ditë se si asht përpunu ai. Në shqyrtimin e dosjeve të pulitikanëve ai asht kenë selektues. Ka hetu vetëm ata që ka dasht pulitika e pulitikanët që e kanë vu në at detyrë e të tjerët i ka eleminu. Tash, secili prej nesh mund t’i vesh tjetrit një pseudonim si bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit dhe askush nuk ja vërteton dot, por as nuk ka fakte me e hedh poshtë. I bije që të themi atë fjalinë e madhe të zotit Bërisha: “Të gjithë jemi bashkëvujtës e të gjithë bashkëfajtorë”.

Bisedoi me shaka: KASO KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.