Ledioni dhe Eno, “kolegë” edhe në klabe

Intervista - - JAVA VIP -

Ata të dy, i shohim çdo ditë në emisionin e tyre të mëngjesit “Wake up” në Top Channel, por duket se janë kolegë të pandarë edhe jashtë studios. Po flasim për Ledion Liçon dhe Eno Popin, të cilët përveç studios, frekuentojnë edhe vende të tjera bashkë.

Të dy djemtë janë parë fundjavën e kaluar në njërin prej klabeve të natës në kryeqytet, me partneret e tyre respektive. Ledioni ishte i shoqëruar nga vajza e të ndjerit Dritan Hoxha, Sara Hoxha, me të cilën po përjeton një lidhje dashurie që tashmë është bërë publike. Në fillim, lidhje e tyre u mendua si diçka e sajuar për të tërhequr vëmendje, por deri tani po u reziston të gjitha fjalëve. Sara Hoxha dhe Ledioni janë kudo bashkë. Kjo u vërtetua edhe me foton ku ata po putheshin dhe që qarkulloi nëpër gjithë rrjetet sociale, por edhe kur u panë të futeshin në klab të kapur përdore. Është stinë dashurie dhe lidhjesh të reja me sa duket kjo në Tiranë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.