Getoari: Mos shpifni! Nuk jam i lidhur me Marinën!

Intervista - - JAVA VIP -

Kohët e fundit kanë qarkulluar zëra se reperi i njohur kosovar, Getoar Selimi, ishte lidhur me bionden bukuroshe të Top Channel, Marina Vjollca. Këta zëra u duk se po tingëllonin bindës edhe për faktin se reperi, kohët e fundit, është zhvendosur për të jetuar në kryeqytet, ku, sipas fjalëve, po përjetonte lidhjen e tij të re të dashurisë. Një tjetër fakt që e bëri diçka të tillë edhe më të besueshme është shkronja “M”, që Getoari ka vënë në faqen e tij në Instagram. Por, pas gjithë këtyre treguesve, ka qenë ai vetë që i ka mohuar këta zëra duke thënë se janë vetëm shpifje. “Mos shpifni, jam singëll. Marina, shoqe e mirë”, kanë qenë fjalë e Getit, i cili me këtë rast, ka shuar edhe një kuriozitet për fanset e tij femra, që ai është singëll, por sa e vërtetë mund të jetë? Ndoshta do të na duhet të presim derisa t’i shohim të dy në ndonjë foto të kapur falë pakujdesisë së tyre, gjithmonë nëse ata do t’ia lejojnë vetes pakujdesinë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.