Hoze Luisi, i dërrmuar pas humbjes së Anxhelikës

Intervista - - TELENOVELA -

Karlota dhe Ezekieli surprizojnë Alehandron dhe Monserratin me lajmin e fejesës së tyre. Alehandro i thotë atij se nuk ka ndërmend të fusë në familje një mik të Pedros, por Ezekieli e siguron se me Pedron thjesht punon, nuk e ka mik. Alehandro përpiqet të kuptojë se pse Pedroja e urren aq shumë dhe i kujtohet se dikur ka bërë një aksident me makinë, por i ati i Alehandros i ka dhënë Pedros një shumë të madhe parash për ta dëmshpërblyer dhe Alehandro mendon se ai nuk ka më arsye për ta urryer pas kaq shumë kohësh. Në të vërtetë, Pedroja, është bërë impotent për shkak të atij aksidenti.

Hoze Luisi është shumë i dëshpëruar për shkak të fatkeqësive që e ndjekin ngado që shkon; Anxhelika po vdes, ai është pa punë, Monserrati nuk do të kthehet më tek ai...

Graciela i tregon Dimitrios fotot e Jozefinës duke u puthur me Adolfon. Ai shkon t’i kërkojë llogari Jozefinës, por vëllai i saj e nxjerr jashtë, duke i thënë se tashmë ata po divorcohen.

Pedro i jep urdhër Adolfos të vrasë Atë Anselmon. Adolfo i thotë Atë Anselmos se Maria është fshehur dhe do që të flasë me të. Ai e tërheq priftin në pyll dhe i drejton pistoletën, por nuk mundet ta vrasë, ndaj i kërkon t’i japë unazën si një shenjë, sa për të bindur Pedron se e ka vrarë. Adolfo ikën, por më pas vjen Ezekieli dhe i tregon se e mbaroi ai punën që la përgjysmë, e vrau ai Atë Anselmon.

Nadia vendos ta mbajë fëmijën dhe i tregon Viktorit se është shtatzënë. Ai është shumë i lumtur dhe të dy së bashku vendosin të arratisen larg Pedros.

Jozefina zgjohet në mëngjes dhe shikon se Dimitrio është ende në kopshtin e tyre. Ajo e takon dhe i thotë se tashmë mes tyre gjithçka ka marrë fund. Dimitrio i tregon për puthjen me Adolfon dhe e pyet nëse e do atë dhe Jozefina i tregon të vërtetën për atë puthje... I lumtur që Joze- fina e do ende, Dimitrio e çon në park dhe bërtet me të madhe se është i dashuruar me të dhe ata të dy puthen, por Jozefina i thotë se është shumë vonë dhe se ajo tashmë e ka vendosur që të divorcohen.

Anxhelika është shumë e sëmurë dhe Monserrati shkon ta takojë. Anxhelika i thotë se Hoze Luisi e ndihmoi Alehandron të dalë nga burgu, domethënë se ai është njeri i mirë dhe Monserrati i premton se nuk ka për ta urryer më Hoze Luisin. Ajo e falënderon Monserratin që e la Hoze Luisin të lirë, pasi koha që kaloi me të, ka qenë periudha më e bukur e jetës së saj. Gjithashtu, i lutet Monserratit ta ndihmojë Hoze Luisin të gjejë një dashuri të re, të krijojë familje dhe të jetë i lumtur në jetën e tij. Hoze Luisi i qëndron pranë deri në momentet e fundit të jetës dhe Anxhelika vdes në krahët e tij.

Fabiola ngushëllon Hoze Luisin... Pastaj, ajo shkon në dhomën e Anxhelikës dhe i thotë trupit të saj të vdekur të mos ketë merak, sepse tani, siç i premtoi, do të kujdeset ajo për Hoze Luisin, se ai është i saji tashmë.

Pedro mendon se ka qenë Nadia që i ka vjedhur dokumentet e Alehandros, ndaj nis ta qëllojë atë. Viktorio futet dhe ata nisin të rrihen të dy, ndërkohë që Nadia merr pistoletën e Pedros dhe ia drejton atij. Në fakt, Pedro është i sigurtë se ajo është shumë frikacake, ndaj arrin t’ia marrë pistoletën, ndërsa ajo vrapon te trupi i gjakosur i Viktorit të shtrirë në dysheme...

Vëllai i Jozefinës i jep para Gracielës për ndihmën që i dha për ta ndarë Jozefinën nga Dimitrio, ndërkohë që ky i fundit futet dhe i sheh pazaret e tyre. Ai e rreh vëllain e Jozefinës dhe i fut duart në fyt së ëmës, duke i thënë se do ta vrasë, për këtë që i ka bërë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.