Piratët i vjedhin të dhënat edhe kur kompjuteri nuk është i lidhur me internetin

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Kur organizatat qeveritare apo ndërmarrjet duan të ruajnë të dhëna konfidenciale, ato përdorin më shpesh një rrjet të veçantë, të shkëputur nga interneti dhe të izoluar ndaj çdo lidhjeje të jashtme. Megjithatë, kohët e fundit, shumë kërkues të Universitetit Ben Gurion të Izraelit, treguan se ishte e mundur të vidheshin të dhënat, nëse rrjeti preket nga një virus i veçantë. Në lidhje me këtë problem, kemi marrë në pyetje një specialist informaticien:

- Megjithëse njerëzit e thjeshtë janë pa dyshim më pak të synuar nga ky lloj sulmi informatik, a janë ata po aq të brishtë?

- Çdo kompjuter është potencialisht i prekshëm, por duhen njohuri specifike dhe teknologji e nevojshme për të bërë një vjedhje të tillë, kështu që vetëm kompjuterat ku janë ruajtur të dhënat strategjike apo tregtare me vlerë të madhe, janë vërtet të rrezikuar. Pra, konsumatori normal, nuk ka pse shqetësohet. Që prej kohës së Luftës së Ftohtë të viteve ’60, spiunët amerikanë dhe rusë mund të vidhnin gjithë informacionet që kalonin në ekranin e një kompjuteri, duke u nisur nga një furgon i vendosur në rrugë. Për këtë arsye, disa ministri në Uashington, kishin blinduar veshjet e jashtme të kompjuterave që përmbanin të dhëna të rëndësishme, me qëllim që të pengonin çdo rrezatim elektromagnetik.

Si konsumatorë normalë të internetit, ne jemi edhe më të brishtë nga ky lloj sulmi, apo infiltrimi, që, nëse instalohet në një kompjuter, mund të përdoret dhe ripërdoret. Në fakt, ne mendojmë më pak për sigurinë e të dhënave tona në krahasim me një ndërmarrje, për shembull, por rreziku mbetet i njëjtë, bile më i madh. Pasi ke futur virusin në një komp- juter, është e mundur të bësh ç’të duash, të futesh dhe të rifutesh sa herë të duash. Ndërsa, për të piratuar kompjuterin e fikur është më e vështirë, por jo e pamundur. Një kompjuter, kur është i shuar, domethënë se kutia e ushqimit me elektricitet është e shuar, por karta «mëmë» vazhdon të marrë energji (ka një dritë të vockël, të ndezur te kjo kartë). Është pra një veprim më i matur ta heqësh fare nga priza kompjuterin dhe sidomos, të mos e lësh në mënyrën «pritje». Është gjithashtu e mundur nëse do ta mbrosh, të mbyllësh kutinë e Wifi-së, por kujdes, sepse disa përditësime bëhen gjatë natës në këto kuti.

- Çfarë të dhënash mund të rikuperohen dhe çfarë mund të bëjnë piratët informatikë?

- Potencialisht, gjithçka mund të rekuperohet, por vjedhja e të dhënave kërkon kohë. Kjo lloj procedure është shumë e dobishme në një kontekst ushtarak, apo spiunazh industrial. Informacionet mund t’u shiten konkurrentëve, ose të pëdorën në manipulacionet e bursës, për shembull.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.