Inteligjenca artificiale (IA) mund t’i japë fund racës njerëzore

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Fizikani i njohur Stefen Houking, ka paralajmëruar se IA mund t’i japë fund racës njerëzore. Makinat që mund të mendojnë, përbëjnë një kërcënim për ekzistencën tonë dhe “zhvillimi i plotë i inteligjencës artificiale mund të shënojë fundin e racës njerëzore”, ka thënë fizikani për BBC. Paralajmërimi i Houkingut erdhi si përgjigje e një pyetjeje për llojin e ri të teknologjisë të përdorur në kompjuter, që e lejon atë të flasë, duke parashikuar fjalët që do të përdorë (Houking është i paralizuar dhe nuk mund të flasë). Stefen Houking ka paralajmëruar edhe më parë për rreziqet e IA. Ai ka shkruar në gazetën “The Indipendent”, së bashku me një grup shkencëtarësh në maj të këtij vitit për të parala- jmëruar se njerëzimi mund të mos e marrë këtë kërcënim aq seriozisht. “Ndërkohë që ndikimi afatshkurtër i IA varet nga kush e kontrollon atë, ndikimi afatgjatë varet nëse mund të kontrollohet, apo jo”, shkruan ata në maj. “Të gjithë ne duhet të pyesim veten se çfarë duhet të bëjmë tani për të shtuar mundësitë e përfitimit prej saj dhe duke evituar rreziqet”.

Gjatë intervistës së tij me BBC, Houking paralajmëroi edhe për rreziqet e internetit. Ai tha se interneti mund të kthehet në një komandë qendrore të terroristëve. “Duhet bërë shumë punë nga shoqëritë e internetit për të parandaluar kërcënimin, por vështirësia qëndron në të vepruarin pa sakrifikuar lirinë dhe privatësinë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.