Shtohet rreziku i verërave shumë të nxehta në Evropë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Sipas një studimi të shkencëtarëve britanikë, rreziku i verërave shumë të nxehta është 10 herë më i madh sot se në fillim të viteve 2000, për shkak të ndryshimeve klimaterike botërore. Vera është bërë mesatarisht më e nxehtë në një zonë që përfshin Evropën Qendrore dhe atë Mesdhetare, sipas studimit të publikuar në revistën « Nature Climate Change » (Ndryshimet Klimaterike në Natyrë. Sipas raportit, të publikuar në një kohë kur në Lima të Perusë po bëhet një konferencë e OKB-së për ndryshimet klimaterike, rreziku i një vere shumë të nxehtë, që ndodhte një herë në 50 vjet në fillim të viteve 2000, ndodh tani një herë në pesë vjet. Në këtë studim, një verë esktreme përcaktohet një që ka një temperaturë mesatare të paktën 1.6 gradë celsius më të lartë se ajo e periudhës 1961-1990. 10 vitet e fundit, temperatura mesatare e verës në Evropë është shtuar me 0.81 gradë celsius. Organizata meteorologjike botërore ka deklaruar javën e shkuar se viti 2014 mund të jetë më i ngrohti i regjistruar në planin botëror, që prej hapjes së stacioneve meteorologjike. 1 gotë qumësht kripë e piper.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.