Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

“Terapia”

Thonë, çdo gjë nis nga vetja Ndaj, do bëj një “autoterapi” Nisa të flisja për “rastin” Ndihesha si një “klient i ri”! Dhe prapë i këshillova vetes Një psikanalizë të mirë Në rrëfimet e seancave E gjeja veten të lirë! Vazhdoja të trajtohesha Ta harroja këtë dashuri Por në çdo rrëfim seance Gjendesha sërish te Ti! Do e pi ngadalë sonte konjakun me fytyrën tënde në imagjinatë të dehem për sytë e tu e dashur xurxull do bëhem këtë natë. E..., do të dehem, po, po! Ta djeg shpirtin me k’të farmak veç gotën ku loti pikoi do e pi ngadalë e nga pak. Çdo gotë e çdo shishe tjetër do ta hedh tutje në ajër vetë do fluturoj tutje në hapësirë të t’puth njëherë... para se mëngjesi të zbardhë! Mbas disa seancash kuptova Qe s’më mjafton psikoterapia Sa nisja të vija buzën në gaz Nga malli më pushtonte mërzia...

Veç loti le t’më dehë!

Po le të qeshin vargjet me mua le të qeshë dhe dashuria ai pikë loti që në konjak ka pikuar ‘Veç ai’’ le të marrë mend’t e mia...

Ishe thjesht një ëndërr

Në të kam munguar, këtë jo s’e di por në ditet që kalonin, më mungoje ti Mbase fjalët e mia, duken pa kuptim por jam e sigurtë që je në shpirtin tim

V. Kalemi.

Ylli Jahaj E nëse ëndrrat i thur gabimisht i thur me shpresën që do t’jemi të dy. Nuk e di mbase gabohem Ashtu siç gabimisht të dashurova ty. Se ti ishe thjesht një ëndërr Iluzion që s’gjen mbarim Mbarim s’gjen as dashuria ime e rrethuar me zhgënjim.

Enë komunikuese

Duke të dashuruar kisha humbur pa vetëdije Dhe ndjenjat e njeriut një ditë dhënkan fund. Nuk mund t’i frysh i vetëm një zjarri dashurie. Sa për dy të duash, shpirtërisht, nuk mund...

Lule

Eci duke mbjellë lule E ato më mbijnë Ndër varre! Shpirti im, loton e qan, E ecën sërish, E lule mbjell! Vdekjen dot s’e shmangim, Ndaj duhet të jemi të bukur Në tokë e në qiell!

Absurde

Disa të ngjitur, të tjerë të ndarë Me lot disa, disa të qeshur “Njerëz të qeshur e të qarë”

Maurisja Xhamaqi Sa herë i jam lutur Zotit për të t’pasur pranë E dhëmbët kam shtrënguar në dhimbjet e tua Por sonte në këtë mbrëmje, ku fuqitë më lanë Të thashë pas mijëra herëve, të fundit herë “të dua” Dhe fizikisht do të thoja është shkatërruese Kur jep e vetëm jep, një ditë shterron fuqia Marrëdhënia mes një çifti, “enë komunikuese’’ Ku zemrat janë dy enët, kanali dashuria... Bledi Ylli

Miltiadh Davidhi Nisi kjo ditë e përmalluar Shpirti mendimet i kthen në varg Njerëz pa fund të dashuruar Disa të ngjitur, të tjerë nga larg... Nata Tiranën po e mbulon, Një shi i imtë nisi të bjerë. E zhurmë ka gjithkund , Si e dehur po iki nëpër terr. Ec e ec e rruga s’ka fund, Pres mëngjesin përsëri të agojë, E të thyej monotoninë që më mund, Ditë e re t’më frymëzojë... Të thur vargje për dashurinë, Për atë që kemi më shumë nevojë...

Luljeta Gjosha Pashollari

Fundi i anijes

Nuk ikën retë!

... Nuk u përçanë retë, si për inat. E lyen qiellin me gri trishtimi. Nën rrëmbim të shiut shpirti i ngratë. Ka mbetur i lodhur si zog mërgimi. Fjalët që u thanë në ditët me diell. Ngjajnë me legjenda të shekujve të shkuar. Ashtu sikur retë e zeza në qiell. Me shi prej lotesh, ardhur ngarkuar. Jo, s’u përçanë retë asnjë çast. As shiu i ngrirë dot nuk po resht. A thua sot dita e bëri me kast. Dhe deshi t’i ngjante k’saj bote që hesht. Lina Ndoj E fundosëm anijen tonë, i dashur Me dhimbje, por e fundosëm Anijen që na çoi brigjeve të pashkelura Me klas, njëri-tjetrit iu krekosëm Se mund të bëjmë edhe pa ‘të Por ndryshe thanë netët e pafjetura Shohim nga larg anijen që fundoset E dhimbja na gërryen shpirtrat e trazuar Rrekemi të shpëtojmë ndonjë copë prej saj E si relike të heshtura t’i mbajmë në duar... E fundosëm anijen tonë, i dashur Nuk mbeti më asgjë prej saj Thua i dhamë fundin e përsosur? S’ka më rëndësi... Faji mbeti pa faj!

Botën do ta dua

Aida Previzi Sa herë përpiqem, njerëzit t’i dua aq më shumë, largohen ata nga mua ,..u jap zemrën, shpirtin, gjithçka kam është njerëzore t’ u mbash dorën, kur të duan pranë Dhe, sa herë, përpiqen të më kafshojnë prapë do t’ i dua ..dhe pse dhëmbët më tregojnë.. Janë vetvetja-them me mendje Ky, është një realitet... njerëzit, kafshët, botën do ta dua Kjo nuk do të ndryshojë tek unë ...sa të kem jetë. Henrieta Pareshi

Bledi Ylli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.