Im shoq më ka lënë pas dore...

Intervista - - PYETJE PERGJIGJE PER GJITHCKA -

rëndësi problemit tonë. Kur u bashkuam sërish, ngela përsëri shtatzënë dhe bëra një vajzë. Vajza sot është 4 vjeçe dhe nuk kemi kryer kurrë më marrëdhënie. U ndamë për një vit, por prej fëmijëve u bashkuam përsëri, nuk mendova më për jetën time. Jam 30 vjeçe dhe më vjen keq për veten time. Im shoq nuk e di ç’mendon, sepse jam lodhur ta pyes e ta pyes. Jam mbyllur në vetvete, i përkushtohem familjes, i respektoj, por nuk e di sa do të durojë më ky shpirti im. Nuk është se ndjej që kam nevoja personale, sepse jam ftohur, por kam nevojë për dashurinë e tim shoqi dhe kam frikë se si do të jetë fundi ynë. Them gjithmonë “të kem fëmijët mirë dhe për ata çdo gjë e bëj”, por kam filluar të ndihem e pafuqishme sepse më mungon dashuria... Nuk di si të veproj, si ta zgjidh këtë kleçkë?

- Nuk e ke shumë të vësh- tirë zgjidhjen, po deshe më kontakto mua. Çuni Mistrec.

- Paske nevojë për mashkull aman. Endrit Tafani.

- Bëj divorc, nuk ke zgjidhje tjetër, meqë jeni mërzitur kaq shumë. Luli Fier.

- Gruaja që do, mundet e tëra. Andrea Mitre.

- Duket diçka e komplikuar, por dihet që burrat fillojnë e ftohen pak, sidomos kur femrat bëhen me fëmijë. Duhet ta bisedosh me tët shoq këtë gjë, të mos e lësh pas dore, ndryshe do të zërë dashnore. Turi.

- Bëhu e bukur, dil argëtohu me shoqërinë tënde, merru vetëm me fëmijët, mos i kushto shumë vëmendje dhe do të shikosh si do të të vijë vetë më pas, do të kujtohet se ka edhe grua. Dhe thonë pastaj burrat pse tradhtojnë femrat; ata janë gjithmonë shkaku i gjithçkaje të keqe. Borana.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.