A mund të paguaj kontribute si bujk?

Intervista - - PYETJE PERGJIGJE PER GJITHCKA -

- Jam I. Gurabardhi, i datëlindjes 02.09.1955, emigrant në Itali. Në Shqipëri, kam banuar në qytetin e Durrësit, por kam tokë në pronësi në Shijak. Kam punuar në bujqësi prej vitit 1994 e deri në vitin 2007 dhe nuk kam paguar kontribute. Nga viti 2007 e deri në vitin 2010, kam patur një biznes privat dhe kam paguar kontribute si i vetëpunësuar në qytet. Desha të sqaroj disa probleme lidhur me sigurimin shoqëror. A mund të paguaj kontribute si bujk, meqë kam banuar në qytet? Për kohën që kam paguar si i vetëpunësuar me biznesin tim, a mund të paguaj edhe si bujk, për të shtuar masën e pensionit? Sa duhet të paguaj gjithsej për periudhën që do më konsiderohet si bujk? Kur e plotësoj moshën për pension?

- I nderuar letërshkrues, pavarësisht se ke jetuar në qytet, duke qenë se tokën e ke patur brenda rrethit ku ke banuar, jeni brenda kriterit për t’u klasifikuar si i vetëpunësuar në bujqësi. Kjo bazohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.1114 datë 30.07.2008, ku thuhet se konsiderohen si të vetëpunësuar në bujqësi personat që: “nuk janë të siguruar nga punësimi në sektorë të tjerë, banojnë në të njëjtin nënqark ku kanë tokën në pronësi ose në përdorim dhe zhvillojnë veprimtari, bujqësore e blegtorale, të cilët sigurohen në mënyrë të detyrueshme, për barrëlindje, për pensione dhe për sigurim shëndetësor”.

- Në këto kushte, ju mund të siguroheni duke paguar kontribute prej datës 1.10.1993 e deri në fund të vitit 2007, gjithësej 56,702 lekë, për të siguruar gjithsej 13 vite e 3 muaj. Për periudhën 2007 deri 2010, që keni paguar si biznes privat, nuk mund të paguani si i vetëpunësuar në bujqësi, mbasi është kusht që në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi, siç u theksua më lart, mund të sigurohen vetëm ata persona që “nuk janë të siguruar nga punësimi në sektorë të tjerë”. E drejta për pension pleqërie ju lind sapo të plotësoni moshën 65 vjeç, pra në vitin 2020, vit në të cilin, bazuar në ligjin 104/2014, “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin 7703 datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Për pension pleqërie të plotë, do t’ju duhen 37 vite vjetërsi kontributive.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.