Dhëmballa ma shkaktoi tiroiden?

Intervista - - PYETJE PERGJIGJE PER GJITHCKA -

- Përshëndetje doktor Dashamiri! Jam një person që jetoj në Kanada. Prej gati një muaji kam shqetësime që mendoj se më vijnë nga gjendrra tiroide. Kam bërë dy herë eko të tiroides, ku rezultoi një zmadhim i vogël i lobeve. Herën e dytë më përshkruan se kam noduj. Para një muaji, pata infeksion të një dhëmballe të poshtme, më pas një inflamacion në pjesën e poshtme të mjekrës, ku dalloja dy si rruaza të cilat më shkaktonin dhimbje. Më pas, kisha më tepër dhimbje dhe shkova te doktori, i cili më dha antibiotikë Amoksicilinë për 10 ditë 1000 gr. Rezultati ishte pozitiv se u bëra mirë, por u shtuan probleme të tilla si pagjumësia, rritje e rrahjeve të zemrës (normale unë i kam patur 65-70, por ato shkonin deri në 95, për orë të tëra). Dua të pyes: Inflamacioni i tiroides mund të jetë pasojë e infeksionit të dhëmballës apo diçkaje tjetër dhe a mund të vazhdoj edhe një kurë antibiotiku? Ju shkrova këtu, sepse doktorët nuk japin një mendim për të tërën, por gjëra të shkëputura. Kur e pyes që kam rritje të rrahjeve të zemrës, përgjigjja është “nuk e di, duhet të shkosh te specialisti...”. Pra, është pak e komplikuar puna... Unë kam shkuar te katër doktorë dhe pa ndonjë rezultat gjer tani. Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-dia

betolog:

- Që në fillim dua t’ju sqaroj që sëmundjet e tiroides janë të shumta. Diagnoza e tyre, përgjithësisht, kërkon pak kohë dhe disa ekzaminime bazike. Me sa kuptoj nga materiali i dërguar, ju keni kryer vetëm ekografitë e tiroides e cila ka rezultuar vetëm pak e zmadhuar dhe besoj se është ekografia e parë. Kjo vjen për disa arsye, por më së shumti ka të bëjë me defiçitin e jodit që nga fëmijëria e në vazhdim. Duke gjykuar në të njëjtin plan profesional, ka edhe disa sëmundje të tjera që e sjellin këtë problem, por nuk po zgjatem më tej në këtë trajtesë të shkurtër. E mira do të ishte që të kryeni edhe disa analiza hormonale të tiroides. Konkre-

tisht, s i fillim, bëhet TSH ( Thyroid Stimulating Hormone). Në rastet kur analiza e mësipërme del jo normale, sipas protokolleve diagnostike amerikane dhe botërore, mund të thellohemi më tej për të gjetur realisht shkakun që mund ta ketë shkaktuar shqetësimin tuaj.

- Duke plotësuar një pjesë të pyetjes suaj, ju sqaroj se takidardia (ritmi më i madh se 80) është elementi kryesor klinik i hipertireozës. Gjithsesi, kjo ndodh në terren të infeksionit. Edhe në rastet kur tiroidja s’ka problem, mjafton një vatër infektive kudo në organizëm që mund të japë takikardi. Unë nuk jam shumë i qartë me interpretimin e ekografisë që më keni dërguar, se m’u duk si diçka infektive nga njëra anë, si tiroidit bakterial, por duke qenë se kjo është sëmundje tepër e rrallë, mbetet t’i trajtojmë si noduj ose pseudonoduj (kokrra ose lythe të tiroides). Në imazhet ekografike që më keni dërguar, ka edhe një moment kontradikte mes dy raporteve të ekografisë, ku njëri interpretohet se ka noduj tiroidja e tjetri jo. Nëse kjo është e vërtetë, mbetet që diagnoza juaj të jetë tiroiditi akut bakterial. Kjo sëmundje ka lidhje me gjendrrat limfatike dhe infeksionin tjetër që kishit; edhe një pjesë e imazheve shkojnë si të tillë, pra, për variantin e sëmundjes infektive të tiroides. Supozojmë se ata janë noduj, pra, lytha. Këtu kemi të bëjmë me strumën multinodulare me funksion të ruajtur eutiroidien. Nëse do të qëndrojë ky variant (unë do t’i kem më të qarta kur t’i shoh ekzaminimet fizikisht) do të isha i mendimit ta operonit tiroiden tuaj sepse edhe kolegët atje ju kanë përshkruar kufij jo shumë mirë të diferencuar të nodujve, pra, jo të rregullt, me shumë të gjatë se të gjerë, kalcifikimet etj. Këto të dhëna ne i konsiderojmë si premisa jo pozitive te këta pacientë. Asgjë për t’u shqetësuar, vetëm se duhet të merrni zgjidhjen e duhur në kohën e duhur. Duke përfunduar me këtë analizë virtuale të fakteve, shpresoj të qëndrojmë te mosdiferencimi i përshkrimit në eko, ku elementë inflamatorë, pas infeksionit, të jenë konsideruar si noduj. Ju uroj çdo të mirë dhe mos hezitoni të më shkruani sërish për çdo nevojë që mund t’ju paraqitet në vazhdimësi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.