Kam probleme të përgjithshme

Intervista - - PYETJE PERGJIGJE PER GJITHCKA -

- Përshëndetje! Jam 19 vjeç dhe kam probleme si gjithë të tjerët, por në veçanti, nuk brengosem aq shumë sepse mendoj se gjithkush ka probleme. Megjithatë, jam i shqetësuar, sepse kam probleme të natyrës së përgjithshme, të cilat po i përshkruaj më poshtë. Kam bërë EG të zemrës dhe më ka dalë në rregull, ama, kam ftohje në trup dhe më shumë te këmbët e dora e djathtë. Më mpihet shpesh trupi, më dhemb ndonjëherë koka aq sa më vjen të nxjerr gjithë ushqimin që e ha. Dhimbjen e kam më shumë në pjesën mbrapa kokës. Aq shumë lodhem ndonjëherë, sa më vjen sikur më bie të fikët. Ju lutem, më thoni, nga më vijnë gjithë këto shqetë sime, sepse u bënë disa muaj tashmë? Më thonë që e kam nga stresi, por kjo gjë vazhdon prej kohësh tashmë dhe nuk di si të veproj...

Dr. Agron Islamaj, neurolog: -

Sipas të dhënave tuaja, mendoj se ju vuani nga një mbilodhje e Sistemit Nervor Qendror ( SNQ), që ne mjekët e quajmë “neurozë”. Ky shqetësim shfaqet kur keni ndonjë situatë të vështirë, ose e keni kaluar edhe më parë dhe ndodh në subjekte me sistem nervor të ndjeshëm, sidomos në moshën e adoleshencës (ose të pubertetit). Neuroza shfaqet me ato dukuri dhe ankesa që i keni edhe ju e që i përshkruani në letrën tuaj. Mendoj se përveç mjekimit, ju keni nevojë të konsultoheni edhe me një psikolog, si dhe të shmangni pijet nxitëse të S.N.Q, siç janë Redbulli, B52, Caji i Malit, ose Europës, kafete, ose kakaoja dhe shmangia e ambienteve me zhurma e të mbyllura, siç janë klubet e natës ose pabet etj.

- Do t’ju bënin mirë shëtitjet në ajër të pastër, do të qe mjaft e rekomanduar për ju ose marrja me sporte të ndryshme, por pa arritur në mbilodhje. Po kështu, mospërdorimi i tepruar i celularit, ose kompjuterit etj. Përsa i përket mjekimit, do të këshilloja që të merrnit në konsultim edhe me mjekët neurologë të rrethit tuaj ose këtu në Tiranë:

1. Stugeroni 25 mgr. 3 x 1 tabletë.

2. Noofeni 250 mgr. 3 x 1 në ditë, pas buke.

3. Sol Vigor Stress 10 ml. 1 flakon çdo 2 ditë, të pihet nga goja me pak ujë, pas buke.

4. Sol Energu 10 ml. 1 flakon çdo 2 ditë nga goja me pak ujë në mëngjes. Mendoj se kështu, do të ktheheni në normalitet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.