UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju...

- Meqë i ke dëshirë gjërat e shkurtra dhe të sakta, edhe unë kështu po shprehem, i dashur Ilir Trebicka: “Rrofsh për zemrën flori që ke”.

- Edhe kur nuk je prezent te “Korali”, ndihet gjithnjë atmosferë mirësie, duke filluar që nga sjellja e policit te dera. Të uroj si gjithnjë, shumë lumturi në familje, i dashur Elidon Rugia.

- Në koleksionin e gazetave “Intervista”, shoh që kam uruar Artur Zhejin, i cili paska thënë “Genc Ruli ka një karakter integral”. Sot e gjithë diten, i qëndroj edhe unë këtij përcaktimi, dashur Genci. Urime!

- Një telefonatë nga Shkodra e artistit të madh Gëzim Kruja dhe po atë ditë e Ilirjan Gjikës nga Fieri që më uronin për një libër, ma bënë zemrën mal. Ja që edhe një telefonatë e kryen këtë mision. Ju uroj jetë të gjatë, të dyve!

- Kur takoj ndonjë ish/skënderbegas, ajo ditë më duket më e bukur. Kështu më ndodhi edhe me ty, i dashur Stavri Gjoka, që pasi mbarove shkollën, punove si oficer 10 vjet në Sazan. E di ç‘vështirësi ke hequr, por Zoti të ka falur një shëndet dhe humor të rrallë. Kështu mbetsh, i dashur Stavri!

- E dëgjova 2 herë: Në Krujë, do të mbillte 500 mijë fidane. Ashtu si për qarkun e Lurës, që do rigjenerohet. U mrekullova, i dashur miku im i vjetër, Lefter Koka. Kudo ku punon, ti lë gjurmë pozitive, i dashur Teri. Urime nga zemra!

- S’më hiqet nga mendja ajo që më tha Abdyl Sinani, për Agim Binajn: “Ai është njeri i madh”. Kur një Prof. Dr. flet kështu për kolegun, kjo më ngroh sa më nuk thuhet. Urime të dyve.

- Vitet kalojnë, po ti i dashur Albert Brojka, mbetesh po i njëjti në mirësinë dhe qetësinë tënde. Të pashë para pak kohësh në TV, kur fole si autor i ditës së parë të krijimit të PD-së. Janë partitë që duhet të kenë nevojë për njerëz si ti, i dashur Berti dhe jo e kundërta. Të uroj gjithë të mirat në familjen tënde.

- Vetëm pak sekonda komunikova me ty e dashur zonja e mikut tim Kadri Morina, por aq më mjaftuan të “hedh” në perceptim konturet e një zonje shkodrane, të denjë për penelin e Kol Idromenos. Dhe thashë me vete “Paske fat, i dashur Kadri”. Urime familjarisht, veçmas çunit që takoi Papa Françeskun.

- Lajmi më i gëzuar që kam marrë këto ditë, është martesa pas disa muajsh e djalit të vogël të mikut tim Rexhep Tabaku. Kur u rrite? Dhe është bërë jurist i mbaruar, me studime në Itali. Patjetër që do të vij në dasmën e tij, i dashur Xhep. Zoti më dhënë shëndet!

- Edhe pse nuk u takuam, unë të uroj nga zemra për terminalin që ke bërë në Fier, aty te Auto-Grilli, i nderuari Sajmir Krasniqi. Qe vërtet një nder për Fierin, po edhe për Shqipërinë. Ia thashë edhe Baftjarit. Urime dhe... ke premtuar të më telefonosh! Numrin e ka Agroni. Edhe një herë, urime!

- Në televizor është tjetër gjë, po kur e sheh fizikisht, mbetesh i mahnitur, i dashur Fatos Tushe. Është fjala për sheshin kryesor të Lushnjes, ku ti drejton si kryetar bashkie. Të rrimë drejt dhe të flasim po drejt: Ca gjëra po bëhen! Urime nga zemra, miku im nga më fisnikët.

- I dashur Adi Dulaku, ke mbetur po aq fisnik si atëhere në Turqi, në Ak-Saraj. Vetëm je shëndoshur pak! Mosha... Të uroj gjithë të mirat e kësaj jete, njeri fisnik.

- Të prita 4 orë në Fier! Në një rast tjetër, do të mërzitesha, por kur mora vesh se ishe obliguar në një hall të madh të vartësve, u ndjeva krenar që kam një shok kaq human, i dashur Baftjar Zeqo. Kështu mbetsh gjithmonë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.