HOROSKOPI 2015-VIRGJËRESHA

Intervista - - HOROSKOPI -

Dashuria: Lëreni të shprehet Virgjëreshën e çmendur që ndodhet te ju! Viti 2015 do të jetë për ju plot zbulime të reja dhe dëshira të papritura. Një pjesë juaja që nuk e dinit se e kishit, do të zbulohet dhe do t’ju çojë në drejtime të panjohura. Ata që janë në çift, do të ndjejnë nevojën e risive. Nëse kjo nuk do të konkretizohet me partnerin/en, do të gjeni një fushë tjetër ku të shprehni dëshirat tuaja. Nëse ai/ajo do t’ju ndjekë pas në çmenduritë tuaja, një botë e mrekullueshme do të hapet para jush. Kujdes, mos ngatërroni rrugën dhe drejtohuni drejt një lidhjeje të re... Beqarët do të ndjehen të lirë të përjetojnë dashuritë e tyre, qofshin ato edhe të shkurtra. Për të patur një lidhje të gjatë, duhet që ajo të shkojë paralel me dëshirën tuaj për liri.

Puna, paratë: Këtë vit do të bëni aleanca të mira, për t’i bërë të ecin para projektet tuaja. Do të dini të zbuloni njerëzit që do t’ju duhen në të ardhmen. Jeni i ndërgjegjshëm për aftësitë tuaja, dini të bëni zgjedhjet e duhura dhe të impononi ven- dimet që keni marrë. Kujdes nga ndonjë teprim autoriteti që do t’ju bënte të shiheshit me sy të keq nga të tjerët. Është një vit që ju shtyn të kurseni. Mos dëgjoni mendimet e të tjerëve që ju nxisin të shpenzoni dhe luani rolin e ketrit; grumbulloni tani, për ta pasur në kohëra të vështira, ose mund ta përdorni në fund të vitit për një projekt pasurish të patundshme që e keni për zemër.

Shëndeti: Aktivitet, sport, relaks. Ja, një kombinim i mirë që do t’ju sigurojë energji gjatë gjithë vitit. Vetëm kujdes nga teprimet, sepse me karakterin që keni, mund të kapërceni limitet tuaja. Dinamizmi është i mirë, por edhe çlodhja është thelbësore për të pasur sukses dhe ju keni tendencë ta harroni këtë. Kontrolloni edhe dëshirën tuaj për të ngrënë me tepri, gjë që mund t’ju sjellë probleme me tretjen dhe peshën. Fundi i vitit mund t’ju gjejë të stërlodhur. Bëni seanca relaksimi, joga, e cila do t’ju ndihmojë të kanalizoni energjinë tuaj dhe t’ua vini veshin nevojave që keni.

Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e parë: Do të jeni plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Për disa, shtatori mund të jetë muaji i një zhgënjimi në dashuri, apo miqësi.

Nëse keni lindur në dh-

Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë: Do të përfitoni nga ky vit për të vënë në jetë projekte konkrete dhe nuk do të nxitoheni. Kështu, do të ndërtoni diçka për të ardhmen.

VIP-a të lindur në shenjën e Peshores: Bionse, Xhenifer Hadson, Elisabeta Kanalis, Kameron Diaz, Shanaja Tuain, Rajan Reinolds, Naomi Uats, Zak Efron, Uill Smith, Ketrin Zeta-Xhouns, Gineth Paltrou.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.