CILËT NUK INTERVISTUAM DOT KËTË JAVË?

Intervista - - AKTUALITET - Nga Artan KRISTO

EDI RAMA

Përsëri nuk e takuam dot këtë javë kryeministrin tonë, Edi Ramën. Deshëm ta pyesnim për shumë gjëra që kanë ndodhur këto ditë, për fjalën e tij të mbajtur në Parlament, por edhe për shkarkimin e zëvendësministres së Mjedisit, Diana Bejko, që, siç u tha nga shtypi, u bë me kërkesën e tij direkte. Është e vërtetë se ajo u hoq nga detyra vetëm për 12 mijë lek të vjetra?! E kuptojmë se shkarkimi i saj është bërë në mënyrë simbolike, për të treguar se, kur nuk kursen qeverinë, asnjë nuk do të kursehet për mospagimin e energjisë, por gjithsesi, nuk rrimë dot pa e pyetur zotin Rama: A mos është nxituar pak me këtë shkarkim, pa e takuar e pa folur me të? Mos e ka

SAIMIR TAHIRI

bërë këtë mbi thathetheme, pa verifikuar asnjë fakt e asnjë shifër? (Vetë ajo deklaroi të enjten se nuk i ka asnjë borxh ishCEZ-it). Dhe më tej: Mos është e gjtha kjo, përsëri thjesht një shou? Mos po merret më shumë me shou, me shfaqje, sesa po rregullon punët, kryeministri ynë?!

Na shtyu ta bëjmë këtë pyetje fakti që 600 vetë, pa mëdyshjen më të vogël, të mërkurën, u ngritën e morrën tragetet vetëm pas një thashethemi se Gjermania jep azil politik për shqiptarët. E pra, zoti Rama, këta 600 vetë që po ikin, janë 600 “spektatorë” që nuk u pëlqen “shou” juaj, janë 600 “shupla-

“Shqipëria - vendi më i rrezikshëm në Balkan për të jetuar”, shpalli këtë javë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Shkak kryesor për këtë ishte numri i vrasjeve të ndodhura: Plot 159 në vit, nga 14 që e kishte Sllovenia dhe 37, Maqedonia (në Serbi, kishte më pak). Edhe pse këto shifra i takojnë vitit 2012, jemi të sigurtë se 2014-a nuk do të jetë më mirë. Vetëm këtë javë, sipas shtypit, pati 7 vrasje… Çfarë mendon Ministri ynë i Brendshëm, zoti Tahiri, për këtë? Çfarë po bën policia për të ulur numrin e vrasjeve? Ose, në rast se po punon, pse ka vrasje përditë? Çfarë ka”, që ju japin ata pas muajve të qeverisjes suaj. Ata kanë nevojë të shohin në TV (nëse kanë) se si pritet korrenti, shemben ndërtesat pa leje, se si zbatohen rregullat e qarkullimit, apo se si zbukurohen me drita rrugët e Kryeministria, por më shumë kanë nevojë të hanë e të punojnë… Nuk po dëgjojmë të bëhet asgjë për bujqësinë, për të varfërit, zoti Kryeministër. E pra, ata 600 që ikin, ishin nga fshatrat, ishin fukarenj, ashtu si edhe mbi 600 mijë të tjerë, që presin… po bën për mbledhjen e armëve që po marrin përditë jetë njerëzish? Çfarë po bën për të arrestuar personat në kërkim, që po shtohen dita-ditës? Apo me këto gjëra do të merret më vonë, kur të mbarojë aksioni i energjisë elektrike dhe ai i ujit? Deri atëherë, Zoti na ruajt!

Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, deshëm ta intervistonim këtë javë në lidhje me një status që kishte botuar në Facebook. Ai shkruante se “Rruga e Arbrit ka nisur prej vitesh, por njësoj si bulevardi dhe lumi i Tiranës, njësoj si autostrada Elbasan–Tiranë dhe si dhjetëra vepra të tjera publike, është bllokuar, vonuar dhe zvarritur nga njeriu që nuk i duron dot veprat e mëdha”… Kuptohet që e ka fjalën për Edi Ramën...

Ne nuk deshëm ta pyesim zotin Basha se si është e mundur të bllokohet lumi, apo se pse PD-ja nuk e ka mbaruar

SALI BERISHA

LULZIM BASHA

A e patë “RD”-në e ditës së premte, të dashur lexues, atë që kishte shkruar me gërma të mëdha në faqen e parë “Vendi në prag revolucioni”?! A nuk ju duk se atë titull dhe në përgjithësi, udhëzimet për titujt e faqes së parë i kishte dhënë zoti Berisha? Të krijohej kjo bindje jo vetëm nga fjalori i përdorur aty, i njëjtë me atë të viteve ’90, kur shumica e gazetarëve të “RD”-së nuk kishin lindur, ose ishin ende fëmijë, por sidomos po të lexoje statusin e tij në Facebook, pas ndalimit të 600 udhëtarëve në portin e Vlorës. Ai thek- rrugën e Arbrit që në legjislaturën e kaluar, siç ka premtuar. Deshëm ta pyesnim vetëm në lidhje me fotografitë që ka vendosur për të ilustruar atë status dhe që po jua tregojmë edhe juve, të dashur lexues. Shikoni me kujdes rrugën e përfunduar dhe të vijëzuar. Është vetëm me një korsi vajtje-ardhje. Ky është standardi me të cilin PD-ja donte të bënte Rrugën e Arbrit? Me këto rrugë do të shkonim në Europë dhe ia kishim kaluar edhe Norvegjisë? Nëse është kështu, më mirë atëhere që nuk e pati mbaruar dhe që Rama e ka bllokuar…. sonte aty se Rama, me burgun, hekurat, shkatërrimin, rrafshimin, rilindi eksodet si në korrikun e 90- s dhe bënte thirrje për rrëzimin e tij. A e di zoti Berisha dhe kolegët tanë të “RD”-së se fjala “revolucion” i takon fjalorit të komunizmit?! A e dinë ata se në demokraci nuk ka më revolucione, por rrotacion pushteti, apo ardhje në pushtet me vota dhe zgjedhje të lira?! A e dinë ata se revolucioni ose përmbysja me dhunë e pushtetit është krim që dënohet deri në 25 vjet burg?!

BLEND FEVZIU

Idenë e kësaj interviste me Blendi Fevziun e morëm nga një status në Facebook të kolegut tonë, Ylli Dylgjeri. Na u duk vërtet interesante ta pyesnim Blendi Fevziun për këtë: Pse, kur do të nxjerrë fakte e të mësojë diçka nga aktiviteti i organizatave ballisto- zogiste etj., etj., Blendi rrëmon dhe gjen kush ka mbetur gjallë nga burgjet, për të treguar e kompletuar historinë, ndërsa për të kaluarën e afërme, nuk vepron kështu? Pse, për shembull, në “Opinionin” e kësaj jave, për të treguar historinë e Dhjetorit ‘90, Fevziu nuk ftoi aktorët e pushtetshëm të asaj kohe që janë ende gjallë? Fjala vjen, pse nuk ftoi Lisen Bashkurtin, Skënder Gjinushin apo Xhelil Gjonin? Apo ka frikë se ata mund të thonë ca të vërteta të mëdha, që s’janë thënë deri më sot?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.