Marina zgjedh këngën si Luana apo thjesht “provokim”?

Intervista - - JAVA VIP -

I ka bërë të gjithë kuriozë një foto e publikuar nga Marina ku ajo duket se është në një studio muzikore me kufje në vesh. Komentet që e kanë shoqëruar kanë qenë të shumta dhe të mbushura me kuriozitetin nëse edhe Marina po tenton t’i futet muzikës ashtu si motra e saj. Luana deri tani ka realizuar dy videoklipe duke surprizuar publikun të cilin nuk e kishte paralajmëruar për futjen e saj në muzikë. Por, ky i fundit i priti mjaft mirë dy projektet e Luanës dhe ndoshta suksesi i motrës e ka shtyrë edhe Marinën të bëjë të njëjtën gjë. Ajo vetë ende nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me foton që ka publikuar, duke i lënë të gjithë në dyshim, por ky mund të jetë edhe vetëm një provokim nga ana e Marinës dhe kjo foto, mund të jetë e shkëputur thjesht nga regjistrimet e këngës që Top Media realizon për çdo vit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.