“Tufani” i quajtur HORMONE

Intervista - - SHENDET -

Hormonet ndikojnë në trupin, por edhe në karakterin tonë. Ato kontrollojnë humorin, pamjen dhe impulsin seksual. Nëse të janë dukur shpesh shumë misterioze, në shkrimin e mëposhtëm, mund të mësosh diçka më shumë për to. Cilat janë hormonet kryesore, cili është funksioni i tyre, si na “ndihmojnë” apo “pengojnë” ato në jetën tonë?

1. Çfarë janë hormonet?

Hormonet janë substanca kimike që i sekreton trupi ynë, udhëtojnë nëpër trup nëpërmjet gjakut dhe transportojnë një informacion thelbësor për shumë funksione të tij. Ka shumë lloje hormonesh:

Adrenalina

- ( hormoni i stresit) çlirohet gjatë momenteve të alarmit dhe tensionit. Nuk është një hormon aq i keq sa duket, sepse bën që organizmi yt të reagojë në momentet e urgjencës.

- (TSH) rregullojnë metabolizmin e gjithë qelizave të trupit (edhe metabolizmin që lidhet me peshën trupore dhe formën e trupit tonë), marrin pjesë në zhvillimin e trupit, aktivizojnë ose çaktivizojnë sistemin nervor dhe ndikojnë në formimin e indeve trupore.

- - Pak a shumë të fjetura gjatë fëmijërisë, në pubertet ato pushtojnë të gjithë organizmin. Hormoni FSH përcakton zhvillimin e vezoreve, gonadropina stimulon prodhimin e estrogjeneve në vezore

Tiroidet

Hormonet seksuale

dhe testosteroni, në teste, ndërsa LH ndihmon ovulimin.

- shkakton impulsin dhe ndjeshmërinë seksuale, sepse është një hormon që stimulon qendrat nervore të kënqësisë gjatë aktivitetit seksual, shton ndjeshmërinë e aparatit gjenital dhe emotivitetin.

- janë hormone stimuluese që i sekretojmë 2-3 orë pasi jemi ngritur nga gjumi dhe na ndihmojnë në ruajtjen e qëndrueshmërisë së energjisë tonë.

- është një hormon që vepron mbi glukozën në gjak, duke rregulluar nivelet e sheqerit dhe duke e transportuar deri te qelizat që ta përdorin si lëndë djegëse.

- janë inicialet e një hormoni që shton rezistencën e trupit ndaj lodhjes dhe përmirëson ekasticitetin e muskujve e lëkurës. Gjithashtu, ndihmon që kujtesa jonë të jetë në formë dhe që vetitë mbrojtëse të organizmit të jenë të larta.

- është një hormon thelbësor pas lindjes, sepse “zgjon” gjendrat e qumështit që të prodhojnë qumësht dhe të ushqejnë fëmijën.

Oksitocina

Katekolaminat

Insulina

DHEA,

Prolaktina 2. Si ndikojnë hormonet

te pesha?

Gjendrrat dhe hormonet e tiroideve rregullojnë funksion- imin e metabolizmit bazë. Nëse tiroidet funksionojnë me një ritëm më të ngadaltë se normalisht (që quhet hipotiroidizëm) ato sekretojnë një sasi më të madhe të hormoneve TSH dhe trupi djeg më pak kalori, prandaj shëndoshemi më shpejt dhe, kur bëjmë dietë, e kemi më të vështirë për t’i humbur kilogramët e tepërta. Përkundrazi, nëse ka më pak hormone TSH, digjen më shumë kalori, e humbet peshën më lehtë, bile mund të qëndrosh e dobët duke ngrënë gjithçka. Përveç kësaj, ka hormone të tilla si serotonina, që jo vetëm na bëjnë të ndjehemi mirë, por edhe “vënë në gjumë” oreksin tonë. Kur e kemi në nivele të larta (si për shembull, kur biem në dashuri) na ikën oreksi, por në momentet kur organizmi vuan nga ulja e serotoninës (kur kemi ndonjë problem apo zhgënjim), mund të vuajmë nga kriza të vërteta urie, veçanërisht, për ëmbëlsira. Nëse bëni fizkulturë rregullisht, mund të përshpejtohet funksionimi i tiroideve. Kjo na ndihmon të djegim më shumë kalori dhe kështu, ta mbajmë peshën stabël.

3. A ndikojnë hormonet

te gjumi?

Po. Melatonina rregullon ritmet biologjike dhe gjumin. Organizmi fillon t’i prodhojë kur nis të pakësohet drita dhe ky hormon e përgatit trupin për gjumë. Përveç kësaj, ka edhe hormone të tjera që ndikojnë te gjumi. Gjatë fëmijërisë, djemtë dhe vajzat flenë njëlloj, por kur u vijnë menstruacionet, vajzat flenë më mirë se djemtë, bëjnë një gjumë më cilësor, që favorizon çlodhjen. Kjo vazhdon edhe në moshë të rritur, por zhduket me ardhjen e menopauzës dhe uljen e sasisë së estrogjeneve. Në këtë kohë, gjumi i tyre bëhet më i lehtë dhe është normale të vuash nga periudha pagjumësie.

4. Si ndikojnë hormonet

te menstruacionet?

Gjatë menstruacioneve, hormonet janë në nivelet më të ulëta, gjë që mund të pakësojë dëshirën për seks (megjithëse ka disa gra që u shtohet). Veprimi i prostaglandinës mund të shkaktojë probleme fizike dhe një gjendje shpirtërore pak të turbullt. Në dy javët në vazhdim, estrogjenet fillojnë të shtohen, gjë që u jep grave energji dhe rezistencë, shton aftësitë e tyre joshëse dhe i bën të ndjehen më optimiste, me mendje të qartë dhe me më shumë aftësi përqendrimi, kujtesë e gojëtari. Kur ndodh ovulimi, niveli i estrogjeneve arrin pikun e vet, fillon prodhimi i testosteronit, shtohet dëshira për seks dhe seksualiteti i tyre bëhet më agresiv, më i hapur dhe pasionant. Fizikisht mund të ndjesh pickime në pjesën e poshtme të barkut, por në këtë periudhë e duron më shumë dhimbjen dhe stresin. Në ditët pas ovulimit, estrogjenet ulen, fillon të shtohet oksitocina dhe shtohet niveli i progesteroneve. Në këtë periudhë je më e qetë dhe bëhesh më sensuale sesa seksuale, duke bërë që të të shijojnë më shumë përkëdheljet dhe lojërat e gjata paraprake. Në ditët para menstruacioneve, hormonet çrregullohen dhe mund të vuash nga shqetësime fizike e gjendje shpirtërore depresive (që njihen me emrin sindroma paramenstruale). Përveç kësaj, mund të kesh edhe dëshira të papritura për të ngrënë, trupi mban më shumë lëngje dhe është normale të ndjehesh si e fryrë. Megjithatë, dëshira seksuale mund të shtohet dhe mund të kesh orgazma më të fuqishme.

5. Estrogjenet dhe progesteronet, aleate

apo armike?

Ato ndikojnë jo vetëm në ciklin menstrual, por edhe në funksionet e tjera thelbësore të trupit. Estrogjenet janë hormonet aleate që ndikojnë në fleksibilitetin e enëve të gjakut dhe rezistencën e kockave, parandalojnë disa probleme të frymëmarrjes, bëjnë që lëkura të jetë më e tendosur dhe e re, hollojnë siluetën dhe sjellin humorin e mirë. Përkundrazi, progesteroni është më kundër nesh, sepse shton mbajtjen e lëngjeve në organizëm dhe celulitin. Nëse prodhojmë shumë progesteron, mund të ulen aftësitë vetëmbrojtëse të organizmit dhe bëhesh më e brishtë ndaj infeksioneve e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.