Le ta vërtetojmë që modelët janë të zgjuar, me ca pyetje...

Intervista - - TELEVIZION -

- Pyetjeve të mësipërme, u je përgjigjur shumë seriozisht... Ka ndonjë gjë që nuk shkon me ty?

- Mendoj se jo... Jam njeri që përshtatem me këdo. Nuk mund të them se jam perfekt, pasi asnjë njeri s’është i tillë, por mbi të gjitha kam një zemër të madhe dhe kjo është ajo që vlerësojnë më shumë tek unë personat që më njohin.

- Cila do të ishte pyetja e parë që mund t’i bëje dikujt që vjen nga Antarktida? - Aq ftohtë sa është, si jetoni aty? - Nëse do të të thonin se, që nesër, do të kesh mundësi të flasësh në mënyrë të përsosur një gjuhë të huaja, cilën do të zgjidhje? Pse?

- Anglishten dhe greqishten, sepse këto dy gjuhë i di më mirë. Kam jetuar në Greqi kur kam qenë në shkollë baleti dhe e flas shumë mirë. Edhe me anglishten, gjithashtu, komunikoj mirë. - Çfarë i ngjan më shumë gjysmës së një molle? - Gjysma tjetër. - Si do të mund t’i kaloje shtatë ditë të javës pa gjumë?

- Kam hall a do rezistoj dot a jo, por ka plot mënyra... Për shembull kafe, party, dreka, darka nëpër vende të ndryshme, në shoqërinë e muzikës dhe diskoteka të cilat i preferoj pasi më tërheq shumë jeta e natës. Do të preferoja ndonjë vend me dëborë për ski, ndonjë udhëtim me shoqëri jashtë vendit për të ndryshuar pak ambientin dhe rutinën e përditshme. - Mendon se njerëzit flasin për ty pas kurrizit tënd? - Po, mendoj se po... Jemi një vend që po nuk u morëm pak me thashetheme, nuk na zë vendi! - Çfarë thonë? - Hehe, s’e di... Mund të thonë shumë gjëra, por kam një gjë të mirë, s’ua vë shumë veshin se çfarë thonë. Kur ndihem mirë me veten time dhe me atë që bëj, pak rëndësi kanë të tjerët. Në fund të fundit, jetojmë për veten dhe jo për njerëzit, prandaj të bëjmë sa më shumë qejf dhe t’ia kalojmë sa më mirë! - Je i apasionuar pas femrave apo pas makinave? - Pas makinave, se nëse ke makinë, ke edhe femër! (Qesh) Pas të dyjave, secila ka benefitin e vet dhe janë dy gjëra krejt të ndryshme. - Pse numri 12 quhet dymbëdhjetë? - Duhet pyetur arabi që shpiku numrat... - Çfarë të ka mbetur ende pa bërë në këtë muaj të dymbëdhjetë të vitit?

- Ndonjë udhëtim jashtë shtetit; këtë s’e kam bërë ende për këtë vit!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.