Pedro lumturohet që do të bëhet me fëmijë

Intervista - - TELENOVELA -

Dimitrio i ankohet Rozarios për problemet e tij dhe ajo tregohet shumë e dhembshur me të. Monserrati përpiqet të ngushëllojë Hoze Luisin në funeralin e Anxhelikës dhe ai i kërkon Alehandros ta marrë Monserratin e ta heqë prej andej. Graciela e pret Hoze Luisin në shtëpinë e tij, pasi kthehet nga funerali i së shoqes dhe i propozon atij të bëjnë marrëveshje: Ajo ta kthejë Monserratin tek ai, sigurisht, në këmbim të parave. Ai e përzë Gracielën nga shtëpia, por ajo i thotë se është e bindur që ai ka për të ndryshuar mendje dhe se do t’i telefonojë...

Jozefina takohet me Adolfon, për t’i thënë se tashmë ka vendosur të mos zgjedhë as atë dhe as Dimitrion, por veten e saj. Ajo ka vendosur të largohet...

Hoze Luisi arrestohet për shkatërrim të provave, natën që dogji paratë me Alehandron në plazh. Alehandro e shikon nga larg, i sigurtë se është i gjithi faji i tij, por pa ditur se si ta rregullojë atë.

Nadia dhe Viktori janë shumë të lumtur që do të kenë një fëmijë së bashku. Ajo i tregon Viktorit se Pedro nuk mund të bëjë fëmijë, për shkak të një aksidenti që i ka ndodhur 20 vjet më parë dhe që i ka shkatërruar testikujt. Ezekieli, që po i shikon ata nga kamerat në zyrën e Pedros, qesh me të madhe me këtë që dëgjon. Pedro vjen dhe e gjen aty e ata grinden me njëritjetrin. Ezekieli është i inato- sur që ai zgjodhi Adolfon e jo atë, por Pedro i thotë se ai nuk i hyn në punë. Ezekieli tallet me problemin që ai ka me testikujt, por para se të ikë, i tregon edhe se Nadia është shtatzënë me fëmijën e Viktorit. Pedro lumturohet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.